VIP Shqiptar

Deda i çmendur pas Anglisë

Botërori ‘Afrika e Jugut 2010’ nuk lë indiferent as artistët të cilët e ndjekin me shumë interes dhe mundohen të gjejnë kohën e përshtatshme apo të programojnë axhendën në mënyrë që të mos humbasin ndeshjet, sidomos ato të fortat.

I tillë për shembull është edhe Elton Deda i cili si skuadër të tij të zemrës ka pikërisht Anglinë. Kudo identifikohet me flamurin Anglez përsa i takon futbollit dhe ndjek me vëmendje çdo ndeshje ku luan Anglia.

E ndërkohë që sfida këtë herë është shumë e vështirë, pasi Anglia ka përballë një skuadër të fortë si Gjermania, përsëri Elton Deda mendon se Anglia do të dalë kampione, dhe se ndeshja me Gjermaninë, nuk është një problem për skuadrën që ai ka aq simpati.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.