Këngëtarja Dafina Zeqiri do të martohet në verë të këtij viti. Kështu ka thënë një burim i afërt më këngëtaren, dhe ka shtuar se momentalisht këngëtarja është duke vazhduar qëndrimin e saj në Australi me të dashurin Krenar Cocaj.
“Nuk e dimë a do të ketë fejesë, megjithatë ata mund të martohen”, ka thënë ky burim. Thashetheme për martesën e Dafinës ka pasur shumë gjatë këtij viti. Këngëtarja kohëve të fundit ka publikuar në internet edhe disa foto më të dashurin e saj, ku shihet në bregdet.
Për këngëtaren ka pasur edhe më parë thashetheme, mirëpo tani ato janë rritur pasi ishte paraqitur në një emision e shoqëruar me një grua, të cilën e kishte prezantuar si vjehrrën e saj.
Mercedez Benz

edhe une besoj se do te martohen dhe do te jen te lumtur dhe i uroj fat e harmoni ne jet
je shume bukur po ishalla jo qet ver se ma mir valla pa martu edhe nese martohesh te uroj fat ne jet me krenarin
dafina je shume e bukur dhe te uroj fat ne jete