VIP Shqiptar

Aurela “LIZA MINNELLI” e shekullit XXI

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe ka befasuar për të disatën herë radhazi të gjithë fansat e saj në spektaklin e Grabockës.

Në shfaqjen e kësaj jave Aurela qëndronte e ulur në poltronin e të ftuarit special, duke qenë se dhe interpretimi i saj do të ishte me të vërtetë special.

Pas konkurrimit të të gjithë VIP-ve do t’i vinte radha ëmbëlsirës Gaçe, e cila performoi në mënyrë të shkëlqyer pjesë nga mjuzikëlli i famshëm “Cabaret”, i cili është shfaqur për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1972.

Ne të “Bluetooth-it” jemi të bindur që nëse Liza Minnelli do ta kishte parë, do të ndjehej xheloze për Aurelën tonë… E në fakt, komplimente i shkojnë edhe koreografisë së Enada Hoxhës, të cilën Aurela e interpretoi si një balerinë profesioniste./Bluetooth/

Komentoni këtë artikull

MARKETING

Reklama Online
Copyright 2009 Thashetheme.