Beatrix Ramosaj këto ditë është e angazhuar rreth projektit të saj më të ri muzikor.
Këngëtarja ka qenë këto ditë në Prishtinë e shoqëruar nga nëna e saj për të xhiruar videon më të re. Do të jetë videoja e saj e dytë, ndërsa xhirimet sapo kanë përfunduar nga produksioni “Pulla Pictures”. (more…)
Kanë mbetur edhe pak ditë nga lansimi i videos më të re të këngëtares Altuna Sejdiu.
Këngëtarja shkupjane këto ditë ka filluar edhe xhirimet e videoklipit nga produksioni “Entermedia”.Kënga e cila do të shoqërohet me klip titullohet “ I asaj” dhe pritet së shpejti të shfaqet në televizionet muzikore. (more…)
Një nga ish banoret më të diskutuara të reality show-t “Big Brother”, i është rikthyer vëmendjes së shtypit rozë ditët e fundit.
Bertina është diskutuar edhe këtë herë lidhur me marrëdhënien e saj me Erionin dhe janë hedhur dyshime se nga ana e saj ka një dëshirë për ribashkim. (more…)
Bleona Qereti para pak kohesh ka lajmeruar fansat e saj se kishte perfunduar xhirimet per nje serial televiziv perkrah Steven Seagal.
Ne te Albaniac kryem nje kerkim te shkurter dhe mesuam se lajmi eshte mese i vertete! (more…)
Nuk ka nevojë as për studio arkitekture dhe as për plan urbanistik, kur bëhet fjalë për të ndërtuar një kala prej rëre bashkë me vajzën e tij të vogël.
Por ama, një gjë është e sigurt, kryebashkiakut Lulzim Basha nuk i ndahen ndërtimet edhe në fundjavë. Si në këto foto që paparaci ynë i bëri fundjavën e kaluar në bregdetin e Durrësit, në Qerret, vend ku Basha shkon vazhdimisht me familjen e tij, pasi ka një shtëpi të tijën aty. (more…)
Rona Nishliu këndon “Suus”, një baladë në gjuhën shqipe, në “Eurosong” këtë vit. Ajo është duke parashikuar perfomancën e saj të javës së ardhshme kur do të këndojë para audiencës së madhe. Para se të hyjë në skenë për provën e dytë ajo ka ndarë emocionet e saj për “Eurovision.tv”.
“Shpresoj që do të jap më të mirën nga vetja sot, pasi sikurse edhe në provën e parë, edhe kjo e sotmja është shumë e rëndësishme”, ka thënë Rona Nishliu, kur e takuam në zhveshtoren e delegacionit shqiptar. (more…)