VIP Shqiptar

Victorian kurrë nuk do ta shihni me tuta

Bashkëshortja e David Beckham është një adhuruese e madhe e Lanvinit dhe Pradës, por vesh rroba edhe nga koleksioni i saj. Ajo thotë se e do tepër shumë modën sa që nuk mund të dalë publikisht me tuta.

Tani krijimet e saja i veshin edhe mikeshat e këngëtares britanike, aktoret Cameron Diaz (39) dhe Eva Longoria (36).

Edhe pse adhuruesit më të mëdhenj të modës mund të shihen në situata të rastësishme, këngëtarja 37-vjeçare nuk dëshiron ta lejoj këtë.

“Kurrë nuk do të më shihni në tuta. E dua modën për së tepërmi që të vesh tuta,“ tha Victoria për revistën franceze “Madame”.

Gruaja e futbollisti anglez, David Beckham është një adhuruese e madhe e shtëpive të modës Lanvin dhe Prada, por vesh edhe rroba nga koleksioni i saj.

Por, Victoria duket se ka harruar se ajo është fotografuar më parë me këto rroba të sipërpërmendura. Ajo gjatë vitit 2010 në një dalje për shopping në orët e mesnatës e ‘maskuar’ me syze dhe një kapelë të zeze në kokë është fotografuar nga paparacët me tuta të bardha në rrugët e Los Angelesit.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.