VictoriaDizenjatorja e njohur Victoria Bechkam ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa është paraqitur në një event të modës në Hong Kong.

43 vjeçarja ishte në qendër të vëmendjes teksa ishte paraqitur me një stil tejet unik. Ajo kishte veshur një fustan bardh me zi kombinuar me këpucë ngjyrë të kaltër, aksesor dhe syze të mëdha. Flokët i kishte lëshuar dhe i kishte valëzuar, teksa grimi ishte mjaft natyral dhe pranveror.

Ylli i ish grupit “Spice Girls”, këto ditë ka synuar që të zgjerojë biznesin e saj edhe në Kinë, pas hapjes së dyqanit të dytë të veshjeve te saj.

Victoria Bechkam çdo herë ka qenë sinonim i modës që gjithmonë ka sjellë një stil shumë të veçantë dhe ekstravagant në çdo paraqitje të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here