vesalumaKëngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me përfshirjen e simboleve “iluminati” nga shumë këngëtarë. “Artist e kolege të dashur,është shumë qesharake përfshirja e simboleve “iluminati” sic i quani ju në prodhime tuaja.Sidomos kur nuk keni kapacitet e as mundësi të jeni pjesë e koncepteve të tilla..Ndaj bëhuni real ,besoni në Zot dhe koncentrohuni në të bërit më së miri atë që dini.Please…se u bëmë gaz i botës” ,ka shkruar Vesa në rrjetet sociale. Kohëve të fundit më shumë se kurrë më parë, kemi pasur rastin të shohim këngëtaret tona të nxisin spekulime se janë të përfshira në Iluminati.

Madje, simbolet e Iluminatit ato i kanë paraqitur edhe në krijimet e tyre artistike përkatësisht, në klipet e këngëve. Eshtë Tuna ajo e cila në klipin e ‘I Asaj’ vazhdimisht shihet duke bërë me dorë shenjën e famshme të Ilumintit, trekëndëshin. As Dafina Zeqiri nuk i’a ka lënë keq në këtë aspekt. Ndërkaq, krejt së fundmi kemi pasur rastin të shohim simbole të Iluminatit në klipin e fundit ‘Fake’ të këngëtares Elvana Gjata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here