Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj nuk po ndalet me hitet e tij.Një ditë më parë Genci për të gjithë fansat e tij ka publikuar projektin e tij të fundit.

“Hello”, titullohet kënga më e re nga Genci në bashkëpunim me Blake, transmeton Gazeta Express.

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e tij. Mirëpo Genci po merr mbështetje edhe nga vetë kolegët e tij.

Është kjo këngëtarja e njohur Vesa Luma e cila ka dy fjalë për Gencin.

Vesa në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi nga klipi i fundit i Gencit duke thënë se ai po vazhdon të sjell hite pa fjalë.

“@gencprelvukaj nderkohe pa fjal vazhdon punej me superhite”, kishte lënë mbishkrim Vesa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here