vesa-lumaKëngëtarja Vesa Luma po e përmbyllë një vit të suksesshëm. Ajo suksesin e arritur gjatë vitit që po e lëmë pas ia dedikon publikut të gjerë i cili e ka përkrahur dhe ende vazhdon ta përkrahë në çdo paraqitje të saj. Ndonëse vitin 2013 Vesa e cilëson si mjaftë të kompletuar si në fushën e këngës ashtu edhe në sferën e dashurisë.

“Në këto ditë festash të fundvitit dua t’ju falënderoj pafund për gjithë mbështetjen që ma dhatë gjatë tërë vitit! Pas tre videoklipeve, lansimit të albumit ‘PopCult’, që shënoi një sukses në pop muzikën shqiptare, çmime e vlerësime në evenimente të ndryshme, përfundon edhe një vit pune, por edhe një vit i dashurisë dhe i shumë sfidave”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Vesa gjatë këtij viti ka qenë pjesëmarrëse edhe në disa koncerte humanitare, gjë që edhe në të ardhmen thotë të jetë e gatshme për ndihmë. “Gjithashtu në këtë fundvit të kujtojmë që janë shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe kështu që edhe vitin tjetër sa herë që kemi mundësi do ta bëjmë”, shton ajo.

Vesa planifikon edhe shumë projekte për vitin 2014.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here