Vajza e ‘Hyremit’ kopja identike e saj, shikoni çfarë sulltaneshe e bukur

Meryem Uzerli shfaqet gjithmonë e më shpesh me vajzën e saj në rrjetet sociale. Lara është tre vjeç dhe ka një ngjashmëri shumë të madhe me nënën e saj.

Aktorja e “Sulejmanit të Madhërishëm” është përsëri vetëm pas ndarjes nga Alp Ozcan, me të cilin pati një marrëdhënie të shkurtër të njohur nga mediat turke.

Me serialin “Mbretëresha e Natës” (“Gecenin Kralicesi”) ajo nuk arriti suksesin e dëshiruar, pas shkëputjes së gjatë nga ekrani për shkak të një krize nervore.

Kur ishte shtatzënë me Larën, Uzerli pësoi një shembje emocionale dhe u detyrua të linte përgjysëm “Sulejmanin e Madhërishëm”, e të kthehej në Gjermani ku jetonte më parë me nënën. Më vonë ajo shpjegoi se vuante nga sindroma “Bournout”, që shkakton reagime ekstreme gjatë periudhave të ngarkuara me stres.

Më vonë ajo zbuloi se partneri Can Ates, babai i vajzës, e tradhëtonte, çka çoi në ndarjen e tyre. Megjithatë ajo iu kthye ekranit dhe kinemasë, ndërsa kohën e lirë ia kushton Larës, për të cilën kujdeset vetë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here