Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka disa muaj që mban primatin e më të përfolurave në mediet rozë.

Kjo për faktin pasi që ajo u komentua shumë për shkak të martesës së saj me avokatin maqedonas Seryzha Markov, transmeton Gazeta Express.

Për një kohë shumë të shkurtë, këngëtarja seksi bëri fejesë e martesë.

Ndërsa, pothuajse çdo ditë Adelina publikon imazhe ku shihet se është tejet e lumtur në martesën e saj.

Së fundmi përmes disa imazheve që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory, shihet se edhe familja e saj e duan shumë dhëndrin, posaçërisht motra e vogël e Adelinës, Diana.

Në këto foto shihet se Diana ka një dashuri të madhe për bashkëshortin e motrës së saj.

Diana shihet duke e përqafuar dhe puthur në faqe atë. Sigurisht ky raport i mirë do ta gëzojë Adelinën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here