Kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar për koreografin e njohur shqiptar Albi Nako.

Përveç projekteve të shumta që ka në television, por jo vetëm, për Albi Nakon duket se ka shumë lajme nga jeta e tij private. Pas ndarjes me balerinën e njohur, Klaudia Pepa, për Albin filluan të qarkullojnë lajmet se ai është në një lidhje të re me prezantuesen e motit të Tv Klan, Alba Hoxha. Disa kohë më parë një udhëtim pune i dyshes së njohur në Paris dhe Amsterdam, u bë kryefjala e mediave, duke u shkruar gjërë e gjatë se ata ishin në një lidhje.

Koreografi Albi Nako i mohoi asokohe lajmet se është në një lidhje me Albën. Mirëpo, mediat vazhduan të shkruajnë për historinë e tyre. Dje dhe sot në portale, ka marrë dhenë lajmi se Albi dhe Alba e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre; duke e bërë zyrtare me një fejesë. Dyshja e njohur nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi që ka dy ditë që zien rrjetin. Mirëpo, sot në një prononcim për Revistën Class, koreografi i trupës së baletit të Tv Klan ka folur rreth kësaj fejese

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here