VIP Shqiptar

Tuna shet vellot për bamirësi

Tuna Sejdiu definitivisht ka vendosur të spastrohet nga çdo gjë që ka të bëjë me martesën e saj, të cilën e realizoi një vit më parë.

Tashmë që është deklaruar si ‘’single lady’’, këngëtarja e njohur ka vendosur të bëjë një hap edhe më të madh, duke larguar nga shtëpia e saj tri vellot e bardha, të cilat i kishte porositur enkas për natën e celebrimit me atë që tashmë është ish-bashkëshorti i saj, Rilind Reka.

Për të mos i shkuar huq mundi, këngëtarja këto tri vello të bardha, të cilat i kishte porositur në Milano, Prishtinë dhe Tiranë, i ka hedhur në shitje dhe shuma e cila do të grumbullohet nga shitja e vellove do të shkojë si donacion për qëllime humanitare.

Për të qenë më speciale atë natë, Tuna kishte udhëtuar deri në Milano për të zgjedhur vellon e saj nga një dizajner shumë i famshëm italian, por duke mos anashkaluar edhe “Geraldina sposa” nga Tirana dhe stilistin Valdrin Sahiti nga Prishtina. Të tri vellot e këngëtares kanë kushtuar shumë shtrenjtë, dhe pritet të shihet nëse do të shiten me çmim po aq të lartë sa i ka blerë këngëtarja.

1 koment for “Tuna shet vellot për bamirësi”

  1. adora says:

    de lumte tuna

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.