Për të qenë nënë vërtet është një punë shumë e rëndë. Dhe nuk është shumë lehtë që ai të iu dëgjoj juve, por ju mos u brengosni sepse libri “Nëna” i shkruar nga autorja Veena Bhairo-Smith do të iu tregoj se si ju mund të bëheni një nënë me besim .

“Nëse ju keni punuar para se te keni fëmijë atëherë ju jeni mësuar që të jeni nëpër takime të ndryshme të punës që kanë të bëjnë me klientët e tuaj apo konsumatorët. Atëherë ju jeni një grua e socializuar”,thotë Veena.

“Nuk është e lehtë as për ju që jeta të merr një drejtim krejt tjetër”, thotë ajo.

“Ju mund të ndiheni e dyshuar se a do të mundem unë ta përballoj një gjë të tillë, të punoj të edukoj një fëmijë që më pret në shtëpi ose, ose, a jemi të sigurta që fëmija ynë është në gjendje të kujdeset për veten”.

“Por ne kemi një lajm të mirë sepse ju mund ta përballoni të gjitha këto me disa truqe” thotë Veena.

Ja disa këshilla nga Venna

1. Ecje të gjata

Mbajtja e trupit ka rëndësi shumë të madhe.
Trupi i juaj duhet të ketë një qëndrim shumë të mirë, sepse një qëndrim jo i mirë ju të dukeni jo me vetëbesim. Provoni të qëndroni me supe sa më lartë dhe shpinën ta keni shumë drejt.

2. Bëhu e dëgjueshme

Mundohuni të flisni jo me zë të lartë. Nuk është e nevojshme të bërtisni, edhe pse ju jeni shumë e emocionuar por butësia juaj i bënë mirë fëmijës.

3. Përdheleni vetën sa më shumë

Mësohuni të jeni një njeri sa më pozitiv. Mundohuni ti harroni gjërat që ju bëjnë të ndiheni keq dhe përqendrohuni vetëm në gjërat e mira.
Ju mund ti shkruani gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju mund të shkruani për gjërat që ju argëtojnë dhe ju bën të ndiheni mirë.
Kjo është thjesht për të shtuar besimin tuaj.

4. Ballafaqohuni me të metat

Ju duhet të filloni edhe ta praktikoni jetën me fëmijë para se ai të lind të bëheni më e butë, të mos nervozoheni shpejt apo stresin e punës ju ta bini në shtëpi. Por ju duhet të koncentroheni në fëmijën e juaj.

5. Mos u shqetësoni bëhuni e lumtur

Mos e nënvlerësoni fuqinë e lumturisë. Ju duhet të sillni lumturi në shtëpinë e juaj që kjo të ndikoj në lumturinë e familjes suaj.
Nëse ju jeni ndjeheni të pakënaqur, mund të bëni diçka për të, duhet ti merrni gjërat më lehtë jo me stres. Lumturia ka shumë rëndësi në jetën e njeriut këtë gjë duhet ta keni primare./express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here