rozimckreshaMund të quhet viti 2012 si një prej atyre viteve më të zhurmshëm për sa i përket lidhjeve, por me theks të veçantë ndarjeve në mes çifteve të shou-bizit shqiptar.

Madje flitet që këtë vit femrat kanë qenë ato që ose kanë deklaruar qoftë edhe me një foto, ose kanë ditur të lëvizin më mirë gurët që pavarësisht që nuk jetuan gjatë, ato të paktën mbeten në treg me lajme.

Por të mos harrojmë që disa çifte të reja, apo edhe të para një viti riforcuar lidhjen e tyre duke u kurorëzuar edhe me ndonjë fejesë.

Pas Krenarit, Dafina iken edhe nga Ledri

Mund të quhet çifti jo vetëm më simpatik i vitit, por edhe më i lakuari i vitit, madje ka ende nga ata fansa të tyre që besojnë se ata të dy janë ende bashkë. Lidhja e tyre nuk u shpëtoi dot mediave, e ndërsa ndarja e çiftit të këngëtareve Dafina Zeqiri dhe ish reperit Ledri Vulaj shokoi shumë adhurues, e ndërsa u bë “Top” lajmi rozë.

Por Dafina po në fillim të vitit kishte përjetuar një tjetër ndarje atë me Krenar Çoçaj, ndarje kjo që u hulumtua aq shumë në mediat rozë, saqë iu numëruan edhe valixhet e këngëtares pas braktisjes. Por si duket dashuria për Ledrin nuk zgjati aq sa ishte ajo me Krenarin, ndërsa ende kjo ish lidhje mes reperit dhe këngëtares flitet, ku në këtë rast ishte Dafina ajo që u lakua më shumë.

Ermali dhe Françeska pas BB5 ndahen

Ata të dy luajtën mirë në lojën e tyre, por si duket kanë pasur edhe ndjenja për njëri-tjetrin. E kemi fjalën për çiftin simpatik nga reality-show BB5 Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe, të cilët dashurinë e tyre e shtynë deri në verë dhe për të pushtuar kopertinat e revistave edhe pas daljes nga loja. Por zërat se vajza nga Vlora shihej e shoqëruar edhe me djem të tjerë, apo vardisja e bukurosheve ndaj djalit mister, bënë që të përfundonte lidhja e tyre. Por mund të themi se edhe me këtë ndarje ish çifti e mbajti mirë lidhjen me mediat për të qenë kudo sidomos në suplementet e Tiranës. Në intervista të ndara për gazetën tonë, pas ndarjes Ermali dhe Françeska kanë treguar se do të mbeten thjesht miq.

Lamtumirë edhe për Rozin dhe MC Kreshën

U desh shumë kohë të pranonin se këngëtarja Rozana Radi dhe reperi mitrovicas Mc Kresha janë bashkë, dhe kjo ndodhi në finalizimin e tyre në ‘Kënga Magjike 2011”. Por fjalët se çifti pësoi krizë në lidhje, dhe ata të dy janë larg njëri-tjetrit e mbajtën të fshehtë. Kjo ndodhi një vit më vonë, kur reperi dhe këngëtarja nuk shiheshin më së bashku, ndërsa nuk u rrëfyen kurrë për të treguar një arsye pse u ndanë. Madje lajmet shkuan ende më tutje në momentin që Rozana këndoi këngën në ‘Kënga Magjike 2012’ me titull ‘Ti s’ke zemër’, saqë u tha se i është drejtuar ish të saj, në këtë rast Mc Kreshës.

Argjentina braktiset nga Valoni
Këngëtarja simpatike Argjentina Ramosaj, kaq mirë shihej kur ishte nën kontrollin dhe në krahun e Valonit, saqë si duket kjo ra në sy të keq, dhe fejesa e tyre u prish. Ndërsa Argjentina shpesh herë fliste edhe për martesën, Valoni e la atë. Vajza e ëmëbl e baladave nuk tregoi asnjëherë “Pse’-në, ndërsa disa zëra thoshin se Valoni me punën e tij ishte e pamundur ta ndiqte pas këngëtaren. Por më pas doli se vajza e këngës do të shihej afër shumë me një parukierë të njohur të Prishtinës, gjë që edhe kjo nuk shkoi gjatë as si lajm e as si lidhje dhe të paktën flitet se Argjentina për momentin është e dashuruar vetëm me këngën.

 Rita la Robin sepse nuk kishte kohë

Një tjetër këngëtare shqiptare me të cilën të gjithë krenohen për super suksesin e saj në Angli dhe më gjerë, është kjo Rita Ora. E duke qenë kaq shumë “in’ gjatë 2012, mediat e huaja e kanë gjurmuar për të mësuar edhe për lidhjen e saj me djalin e familjes që botës së madhe të Tv-së amerikan Rob Kardashian. Madje qarkulluan edhe fotografi dhe video ku Rob rrinte dhe puthej me shqiptaren Rita Ora dhe ku dukej se deri diku ata po ecnin mirë. Por ja ndodhi që angazhimet e shumta të Ritës bënë që të ndahej nga i dashuri i saj, duke u bërë një lajm shumë rozë dhe me lloj-lloj sajimesh edhe për mediat e huaja, ndërsa Rita me sportivitetin e saj tha vetëm kaq që nuk kishte kohë dhe nuk ndjehej e dashuruar ndaj djalit. Ndërsa për postimet shumë të këqija të Robit në rrjetet sociale, në mbrojtje këngëtares së hitit “Hot Ringht Now” i dolën edhe shumë personazhe të famshëm shqiptar.

Linda më në fund pranon lidhjen me Big D
Cifti tjetër ka qenë shumë e vështirë për shkak edhe të mentalitetit shqiptar që ata ta pranonin se janë në lidhje. Madje me lajmin e parë që e botoi gazeta ‘Kosova Sot’, këngëtarja Linda Halimi është acaruar se pse doli nga ne kjo e vërtetë. Por si duket ajo është shqetësuar vetëm se cfarë do të thonë të tjerët kur ta kuptonin se ajo e don marrëzisht dhe madje ishte martuar me ligj me të, me reperin më ngjyrë Big D. Kanë qenë shumë tentativa të Lindës që për hir të dashurisë të largohej përdore me të dashurit e saj duke braktisur Kosovën, por ata ende vazhdojnë të jetojën në Prishtinë, ndërsa lidhja e tyre po ecën shumë mirë, sëqë kanë nisur të planifikojnë një dasëm xhamajkane.

Çiljeta pas Aleksandrit gjen të dashur të huaj
Një nga këngëtaret më seksi shqiptare ka lëvizur këtë vit që lamë pas shumë gurë, mAdje thuhet se ende pa lënë djalin me muskuj që donte shumë, Aleksandrin e saj, gjeti tjetrin, por të huaj këtë herë. Ajo është Ciljeta Xhilaga, e  cila e harroi shumë shpejt, Aleksandrit ku thuhej se ai u arrestua për punë të jashtëligjshme, ndërsa këngëtarja seksi nisi bashkëjetësën dhe madje deklaroi se është shtatzënë me një arkitekt të huaj, ku këtë të fundit vetëm duke parë rrumbullakësinë e barkut të saj, fansat e kuptuan se nuk ishte një shaka, por e vërtetë.Ciljeta ka pse ta kujtojë 2012-ën, dashurinë menjëherë me Tomason, një arkitekt amerikano-latin dhe shtatzaninë e saj ku ajo me të dashurin presin një djalë në fillim të muajit 2013.

Adriani rikthehet sërisht në krahët e Luanës
Një tjeëtr cift i cili u lakua sikur përfundoi lidhja  e tyre janë edhe këngëtari Adrian Gaxha dhe vajza e bukur e Top Medias, Luana Vjollca. Por ende ka dyshime, ndërsa ka qenë pikërisht hiti i këngës “Ngjyra e kuqe” dhe festivali “Kënga Magjike 2012” që si duket i ka afruar dhe i ka bashkuar sërisht ciftit simpatik, apo jo. Madje dikush thotë se ka qenë Floriani i vogël, ai që këndoi me Adrianin që bëri të rilidhet sërisht cifti. Ndërsa vajza e spektaklëve nga fundi i vitit e shënoi këtë rilidhje sërisht në Tëitterin e saj.

 Vesa i merr zemrën Big Bastës

Cifti që dashuria e tyre kishte lindur që në kohën kur ata thanë ‘Boom’ në bashkëpunimin e tyre, Vesa Luma dhe Big Basta zyrtarisht e dimë tashmë që janë të lidhur dhe të fejuar. Megjithëse në momentin e muajve të parë të dashurisë cifti e mbyllte gojën, më në fund ata e pranuan që janë të lidhur dhe ku shihen kudo e ngado bashkë që nga parakalimet ceremoniale e deri te orën e vona të natës mbyllur në studion e reperit nga Tiranë duke u inkurajuaj me praninë e biondinës nga Prishtina, Vesa Luma, për të shkruar tekste të bukura.

Vajza e Albëries pranon lidhjen me djalin e biznesmenit

Ndërsa personazhi tjetër më në fund kur festoi 20 vjetorin e saj tha se ndihet shumë e lumtur pranë personit më të vecantë për të. Është kjo vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina e cila jo vetëm la Amerikën, por pak edhe muzikën për të qenë pranë djaloshit simpatik cdo moment, sportistit me begrand familjar të pasur , djalit të një biznesmeni të njohur, Fatmir Hysenbelliu. Cifti shihet kudo së bashku, ndërsa janë edhe moshatar me njëri-tjetri, dhe si duket në dashuri kanë gjetur gjuhën e përbashkët, megjithëse njëra ia thotë këngës e tjetri futbollit.

Goldi me Norën jo vetëm bashkëpunim, por edhe në dashuri

Ata u njohën në një bashkëpunim e ndërsa si zakonisht lindi edhe ndjenja për njëri-tjetrin e ndërsa bashkëpunimin e dytë nuk aktruan por luajtën vërtetë si një cift. E kemi fjalën për reperin Gold Ag dhe këngëtaren dhe aktoren Nora Mucaj, të cilët do ta mbajnë mend gjatë 2012 për një afërsi dhe një bashkëjetsë të mirë në emrin e dashurisë me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre forcoi shumë edhe ftesat për të kënduar bashkë në shumë koncerte sidomos në diasporë, megjithëse për fejesë apo martsë nuk kanë ende ndonjë plan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here