VIP Shqiptar

Jennifer Lopez shfaq stilin e saj të “egër” me On the floor

Jennifer Lopez është rikthyer në stilin e saj të vjetër dhe aktualisht po kryeson gjysmën e klasifikimeve botërore.

Me hitin e saj “On the floor” (në video së bashku me Pittbull), faktikisht, këngëtarja është rikthyer në performancat e saj të dikurshme duke tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën.

Me një “egërsi” dhe ritmikë që e karakterizon atë ajo është rikthyer sërish si mbretëresha e muzikës pop. (more…)

10 videoklipet më të shikuara shqiptare të 2010-ës

Videoklipi më i shikuar shqiptar i këtij viti në internet, është kënga “Origjinale”, një bashkëpunim tejet i suksesshëm në mes Aurela Gaçes, Dr.Flori dhe Marselit, të cilët për një kohë relativisht të shkurtër, vetëm në video portalin YouTube, kanë tërhequr vëmendjen e mbi 3 milion adhuruesve.

Në vend të dytë, si videoklipi më i shikuar në internet i vitit 2010, është 2po2 feat.

Tuna & Dafina Zeqiri, me hitin e tyre “Vibe”, që kanë arritur në 1,646,071 klikime, të ndjekur nga Tingulli Trent ft Ermal Fejzullahu – I kom, me mbi 1 milion shikues, mos harrojmë të përmendim edhe suksesin tejet të madh të Mc Kresha i cili në Top 10 rezulton me 3 këngë të tij së bashku me mbi 2.5 milion shikime… (more…)

“Inception” dhe “Toy Story 3″ , kryesojnë top listat

“Inception” kryeson në kinematë jashtë SHBA-së për të dytën fundjavë me radhë, duke mbledhur 46,6 milionë dollarë të ardhura nga 58 tregje.

Në pozitën e parë gjendet premiera në Spanjë e cila ka mbledhur 4.5 milionë dollarë, ndërsa në të dytën Brazili me 2 milionë dollarë. (more…)

Disa nga filmat dhe këngët më të mira të dekadës

Në përfundim të vitit 2009 janë shpallur 10 filmat më të mirë dhe 10 këngët më të mira për 10-vjeçarin e fundit, në vlerësimin që u ka bërë këtyre krijimtarive revista prestigjioze “The Rolling Stones”

10.The lord of the rings : Trilogjia

Këta filma nuk mund t’i ndash njërin nga tjetri? “The Lord of the Rings” është një film me regji të Peter Jackson dhe skenarin e marrë nga librat e shkrimtarit britanik John Ronald Reuel Tolkien.

Ky film është një mrekulli me të cilin asnjë film tjetër epik i realizuar në 10 vitet e fundit nuk mund të krahasohet në përmasa. Ngjarjet zhvillohen në një botë fantastike në periudhën e mesjetës, ku jetojnë njerëz me përmasa të vogla, magjistarë dhe zotërinj të errët. (more…)

Rekord i U2

Rekord i U2 Në një kohë kur diskografia është në krizë dhe shitjet e CD-ve shënojnë rënie, për muzikantët ofrohet mundësia e koncerteve live.

Në këtë aspekt, U2 janë të pathyeshëm. Billboard ka publikuar klasifikimin e 25 tureve më fitimprurëse të vitit 2009 dhe Bono me grupin kanë arritur 311 milionë dollarë duke realizuar 44 koncerte.

Në vend të dytë është Madona me 222 milionë dollarë dhe 46 show.Në vendin e tretë është “Boss”, Bruce Springsteen, i cili ka çuar në shtëpi 152 milionë dollarë pavarësisht se ka bërë 72 koncerte. (more…)

“Is this it” i bendit “Stroke” është shpallur albumi më i mirë i dekadës

"Is this it” i bendit “Stroke” është shpallur albumi më i mirë i dekadësAlbumi “Up the Bracket’ i “Libertines” në bazë të votave ishte radhitur i dyti në listën e 50 albumeve më të mira, përderisa në pozitën e tretë është albumi “XTRMNTR” i “Primal Scream”.

“Is this it”, i cili përfshin hite të njohura si “Last Night” dhe “Somebody”, ishte një nga albumet më të vlerësuara të vitit 2001, kur edhe ishte realizuar. Vokalisti i grupit “Stroke”, ka shprehur qëndrimin e grupit pas këtij vlerësimi.

“Është çmenduri e madhe, është gjëja më e mirë për të cilën kam dëgjuar ndonjëherë”, ka thënë ai. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.