VIP Shqiptar

Tiranë: Ristani, pas vendimit të kolegjit lyen flokët

Tiranë – Arben Ristani kryetari i KQZ-së është vënë në akuza të forta nga opozita shqiptare për zgjedhjet e 8 majit dhe kjo sigurisht ia ka vështirësuar pak jetën, por ama Ristani pasi i dha fitoren me aq sa kishte mundësi kandidatit demokrat Lulzim Basha i ka kthyer sytë nga vetja dhe ka parë që flokët i ishin thinjur shumë.

Sipas një vëzhgimi të Lajmeshqip.com pa u menduar dy herë Ristani, siç mund ta shikoni edhe në foto, i ka rimodeluar flokët, por ajo çka është më e rëndësishmja i ka dhënë edhe një ngjyrë kafe interesante, duke i dhënë fund kontrastit zi dhe gri në kokën e tij… Foto që shikoni është e datës 14 qershor, një ditë pasi Kolegji i la në derë Ristanit edhe nja 300 e ca kuti të tjera për të numëruar sërish…

2 komente for “Tiranë: Ristani, pas vendimit të kolegjit lyen flokët”

  1. LEDI says:

    Duhet t’i kishte lyer floket me ngjyre blu, i shkon me shume!

  2. Fatmire says:

    E mira e sé mirés éshté qè Arben Ristani ka çka me ngjyrosè. Gri, zezè apo kaftè nuk ka shumè rèndèsi, èshtè thjeshté çèshtje e shijes.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.