Justin Timberlake thotë se shpeshherë e bind gruan e tij, Jessica Biel, të provojë një palë këpucë që atij i pëlqejnë.

Në një intervistë për revistën People, këngëtari ka treguar se ai është “fajtori” për këpucët dhe atletet që i mbath aktorja.

“Blej shumë këpucë për të. Më pëlqejnë këpucët e femrave”, ka thënë 37-vjeçari duke shtuar se arrin ta bindë bashkëshorten e tij që t’ia plotësojë dëshirat në përzgjedhjen e këpucëve.

Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se në tepihun e kuq, të gjithë e shikojnë bukuroshen 36 vjeçare, prandaj nuk dëshiron që ajo të bëjë asnjë lëshim në kombinimet që përzgjedh.

Ndërkohë, edhe vet Timberlake pohon se gjithmonë përpiqet të duket bukur në daljet publike.

“Kujdesem që gruaja dhe unë të pajtohemi për kombinimin që do të veshim. Kjo është për atë që e quajnë vallëzimi i partnerëve, përpiqeni të jeni sa më të përshtatshëm”, ka deklaruar ai.

Justin ka thënë se njëherësh kujdeset edhe për veshjet e djalit të tyre trevjeçar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here