Vogëlushi i Tunës dhe Patrisit tashmë është një personazh në botën e medias.

Edhe pse është vetëm 2 muajsh, për të është shkruar aq shumë sa mund të themi se për momentin është një personazh më i dashur se dy prindërit e tij.
Ditën e sotme Tian Patris mbush plot dy muaj që ka ardhur në jetë dhe mami e babi e kanë kujtuar këtë ditë përmes postimeve në Instagram.

Patrisi e ka quajtur “shpirtin e babit”, ndërsa Tuna ka postuar një fotografi ku vogëlushi të jep idenë sikur po sheh një kartolinë. Tian shfaqet duke buzëqeshur dhe ka një pamje shumë engjëllore. Bashkë me foton, Tuna na ka dhënë edhe detaje të tjera mbi djalin e saj.

“Tian Patris është dy muajsh.
Buzëqesh gjatë gjithë kohës.
Vesh masën numër 2 të pelenave.
I pëlqen shumë të bëjë dush.
E mban kokën drejt (nuk lëkundet).
I pëlqen shumë të ngasë makinat dhe t’i ndërrohet pelena.
I pëlqen të lëpijë gishtat e tij”,- shkruan Tuna.

Edhe pse është shumë i vogël, Tian ka tashmë karakterin dhe personalitetin e tij, që na bën me diabet sa herë që e shohim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here