VIP Shqiptar

“The Weeknd” kryeson top listën e 200 albumeve më të mira!

“The Weeknd” kryeson top listën e 200 albumeve më të mira!Këngëtari kanadez i muzikës R&B, The Weeknd, po qëndron në pozitën e parë të top listës së 200 albumeve më të mira në Amerikë, për të dytën javë me radhë.

“Beauty Behind the Madness,”që është albumi i dytë i artistit, u shit në 144.000 kopje gjatë fundjavës dhe këngët e tij janë shkarkuar online më shumë se 52 milionë herë. Ky është një sukses i madh për një artist relativisht të ri në skenën muzikore, por i cili dita-ditës po i fiton zemrat e shumë adhuruesve në mbarë botën.

Rokerët e muzikës Heavy metal, “Five Finger Death Punch”, gjenden në pozitën e dytë të kësaj liste, me albumin e tyre të fundit “Got Your Six,” i cili i shiti gjithsej 119.000 kopje. E pas tyre, në vendin e tretë gjendet albumi i reperit Travis Scott, “Rodeo”, me 85 mijë kopje të shitura.

Top pesëshen e top listës “Billboard” e plotësojnë grupi veteran “Iron Maiden,” me albumin e ri më titull “Book of Souls,” i cili u pozicionua në vendin e katërt, ndërsa pas tij në vendin e pestë u pozicionua aktori australian, i shndërruar në këngëtar, Troye Sivan, me albumin e titulluar “Wild”.

 

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.