VIP Shqiptar

“The Amazing Spider-Man” kryeson arkat filmike

ilmi për Spider-Man të dielën është ngjitur në majë të arkave filmike me shitje të biletave në vlerë prej 65 milionë dollarëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

“The Amazing Spider-Man” me protagonist Andrew Garfield, kishte nisur fuqishëm me 7,5 milionë dollarë të grumbulluar në ditën e premierës të martën që shkoi.

Filmi i realizuar në teknikën tredimensionale ka kaluar pritjet, ka njoftuar distributori “Sony Pictures”.

Përgjithësisht filmi deri më tani nga shitja e biletave ka grumbulluar 341,2 milionë dollarë. Filmi është vazhdim i serisë së filmave me Spider-Man që ka nisur në vitin 2002.

Skeptikët e Hollywoodit kishin pyetur nëse ishte shumë herët për një vazhdim tjetër por “Sony” e hodhi poshtë dyshimin me shitjen e madhe të biletave dhe pritjen e mirë nga kritikët.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.