VIP Shqiptar

Të kolme apo të dobëta?

Ajo ka thyer mitin e trupit ideal femëror e megjithatë është konsideruar bukuri perfekte.

Marilyn Monroe, seks simbol i viteve ’60, edhe sot do t’u bënte sfidë shumë bukurosheve të pasarelave dhe kinematografisë, që bëjnë çmos për të qenë të bukura me sa më pak kilogramë.

Të qenurit pjesë e botës së ekranit, spektakleve, modës, filmit, ushtron një presion të jashtëzakoshëm për të mbajtur trupin në linja perfekte, apo ne simbolet e sotme te permasave XXS.

E këtu kujtojmë shumë modele që arrijnë ekstremin deri në anoreksi, madje edhe diva të hollivudit.

Angelina Jolie, shquhet për superelegancën e saj. Po ashtu Gwineth Paltrow, Penelope Cruise, Jennifer Aniston, Victoria Beckham dhe këtu ka vend për shumë e shumë të tjera.

Por nga ana tjetër, edhe format e theksuara kanë idhtarët e vet. Kush nuk do të pëlqente një trup si Beyonce?

Këmbë fantastike që bien në sy veçanërisht me fustane të ngushta të cilat nxjerrin në pah dhe bustin perfekt, konfirmojnë idenë se të kolmet me sharm të tillë nuk “rrezikohen” nga moda e të dobtave.

Mariah Carey (busti 88.9 beli 60.96 vithet 91.42), pëlqehet pikërisht për rrumbullakësinë që e karakterizon. E megjithë diskutimet e shumta për përmasat ideale, ajo vazhdon të jetë më seksi se kurrë. Madje edhe e mbuluar me kostumin e Krishtlindjeve.

Kim Kardashian (busti 96.52cm, beli 66.04cm, vithet 101.6cm) pikërisht se ka një bel të hollë dhe fundshpinë të ekzagjeruar cilësohet si një nga femrat më të nxehta të shoëbiznesit.

Jennifer Lopez (busti 86.36cm, beli 66.04cm, vithet 96.52) është konsideruar si diva latine me vithet më të bukura, edhe pse gati 7 cm mbi përmasat ideale.

Monica Bellucci (busti 89- beli 60- vithet 89) me një simetri trupore perfekte është shembulli i femrës së kolme që mbyll cdo diskutim përsa i përket linjave. Është padyshim e preferuara e të gjithëve, dhe pa asnjë dyshim edhe e atyre meshkujve që kanë në shijet e tyre idealin e femrës elegante. /tch/

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.