Taylor Swift e mbajti të fshehur lidhjen e reTaylor Swift është në lidhje me aktorin anglez, Joe Alwyn.

Këngëtarja 27-vjeçare, thuhet se me të dashurin e saj 26-vjeçar është parë për muaj të tërë, pas disa datave në Londër.

Sipas The Sun, Swift kaloi kohë në qytet me aktorin.

“Kjo nuk është një lidhje e re apo ndonjë marrëdhënie sekrete, sekreti është tek mediet, sepse të gjithë ne, miqtë e Taylor dhe Joe dhe familjarët e tyre, ishim në dijeni se ata janë së bashku për disa muaj dhe madje e njohin njëri-tjetrin që një kohë të gjatë”, ka thënë një burim.

“Taylor është munduar ta mbajë personale jetën e saj private”.

Këngëtarja e cila ka qëndruar larg qendrës së vëmendjes në kohën e fundit, ka marrë një shtëpi me qira në Londër ku edhe kalon kohë me Alwyn”.

Swift ka qenë në lidhje me aktorin britanik Hiddleston vitin e kaluar, menjëherë pas ndarjes së saj nga Calvin Harris.

Çifti më pas u nda pas disa muajsh në lidhje, edhe pse u njohën me familjarët e njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here