Thashetheme » Rozana Radi

Rozi i bën dhuratë vetes për festa një makine ml 270
Rozana Radi sapo ka blerë një makinë të re të tipit ML 270. Makina ka kushtuar jo pak, por plot 10 mijë euro. Megjithatë këngëtarja duket se e ka merituar një dhuratë të kushtueshme për këtë Vit të Ri.

Rozana Radi gjatë kësaj vere u klasifikua si një ndër këngëtaret me më shumë koncerte dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura prej tyre, ndaj nuk është ndonjë “sakrificë e madhe financiare” kostoja e kësaj makine.

Por, sipas miqve të Rozanës më tepër sesa për të mbushur një kapriçio, këngëtarja e ka blerë këtë makinë për të përballuar rrugët e gjata që është e detyruar të bëjë kur udhëton për të dhënë koncerte në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Rozi refuzon ofertën për 1500 euro
Kur jeton në çift duhet t’u nënshtrohesh rregullave të çiftit. Këtë gjë ka bërë edhe Rozana Radi që në momentin që vendosi të bashkëjetojë me të dashurin e saj, Mc Kresha.

Mësohet se Rozana Radi i ka thënë “jo” një oferte vërtet të majme prej 1500 eurosh për të marrë pjesë në një koncert në Zvicër.

Arsyeja e refuzimit të kësaj oferte të majme ka qenë e lidhur me vendimet profesionale të MC Kreshës, i cili së fundmi nuk pranon asnjë lloj oferte për koncerte nën 2000 euro.

Për këtë arsye edhe Rozana Radi, e cila është një ndër këngëtaret e kategorisë “1 milionëshe”, që në gjuhën e koncerteve përkthehet të këngëtareve që paguhen rreth 100 mijë lekë për koncert, u ka thënë lamtumirë 1500 eurove për të respektuar vendimet e partnerit të saj./Bluetooth/

Te bukura me botoks dhe operacione plastike
Shpeshherë kur shohim këngëtare apo prezantuese spektaklesh në television, habitemi dhe themi: “Si ka mundësi që sa më shumë kalon koha, këto zbukurohen…”, a thua se koha nuk ikën dhe nuk lë gjurmë për to? Jo!

Sigurisht, koha ikën dhe lë gjurmë për këdo, por ka nga ata njerëz që luftën me kohën, e bëjnë me bisturi. Ka nga ata njerëz që po me bisturi rregullojnë ndonjë “prapësi” të vogël që mund t’u ketë krijuar natyra. Dhe për ato femra që nuk mjaftohen me pamjen e tyre… vjen bisturia dhe botoksi.

Ka nga ato, të cilave operacioni u ka dalë i sukseshëm dhe i është rregulluar mjaft imazhi, ndërsa ka disa të tjera për të cilat ne kemi rezerva.

Sonila Meço

Sonilën p.sh.: e klasifikojmë në listën e “bisturisë pa sukses”. Nuk e dimë se si e ka menduar veten Sonila, por rëndom dëgjohet të thuhet: “Është bërë e keqe, ka qenë më e mirë para operacionit”. E në fakt… botoksi dhe bisturia tek Sonila ka bërë disa ekzagjerime.

Alketa Vejsiu

Alketa pa frikë mund të ishte imazhi i një reklame për kirurgjinë estetike. Kush e mban mend Alketën në fillimet e saj, e di mirë që rezaultatet e ndërhyrjes kirurgjikale kanë qenë mahnitëse. Pa ekzagjerime, vetëm një rimodelim i duhur i formave dhe ajo duket gjithnjë… perfekte!

Rozana Radi

Rozana e ka pasur gjithë hallin tek “parakolpi”. Nëse krahason fotot para dhe pas operacionit, e kupton mjaft qartë se përse tani dekoltetë janë bërë veshja e preferuar e Rozanës. Në fakt, operacioni për zmadhimin e gjoksit nuk është ndonjë operacion i rrallë. Tashmë këtë lloj operacioni e bëjnë dhe femra të thjeshta, e jo më Rozana, së cilës për të thënë të drejtë, i duhej. Fundja, këngëtaret, si kudo në botë nuk bëjnë fansa vetëm me muzikë, por dhe me hiret e tyre.

Ingrid Gjoni

Ingridi nuk ka rrezikuar shumë me bisturinë, e megjithatë nuk i ka rezistuar tundimit. Ndryshe nga të tjera që kanë bërë hundë, mollza e ku dimë se çfarë tjetër, Ingridi ka bërë një ndërhyrje në buzë. Nëse krahason buzët e Ingridit të fillimit, me buzët tani e kupton mjaft qartë se përse buzët janë aq mishtore.

Orinda Huta

Ka disa njerëz që kirurgjinë estetike e kanë të nevojshme. Një rast i tillë është Orinda, hunda e të cilës nuk ka asnjë lidhje me Orindën e parë. Ne jemi të sigurt që edhe po të mos ishte këngëtare, Orinda sërish do ta kishte bërë operacion hundën.

Arbërie Hadërgjonaj

Arbëria është rasti tipik ku mund të thuash me plot gojë “më e mirë e ëma se e bija”. Nëse e krahason me vajzën e saj, Anxhelina, zor se dallon kush është e ëma dhe kush është e bija. Por do ishim naivë që të mendonim se gjithë kjo bukuri është e natyrshme. Nejse, në fund të fundit Arbëries ia lejon dhe mosha./shekulli/

Rozana mendon te hapë një biznes
Nuk është herë të parë, por ajo nuk nguron ta provojë sërish. Rozana Radi duket se e ka ndarë mendjen të nisë një biznes, i cili ndryshe nga ai i mëparshmi lidhet me estetikën.

Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ajo ka pohuar se “shumë shpejt do të hap një parukeri estetikë time.Një vend i mrekullueshëm për t’u dukur vërtret e bukur. Një ambjent luksoz dhe shume relaksues në zemër të Tiranës”.

Po ajo që bie në sy tek kjo deklaratë e shkujdesur e artistes është fakti se ajo nuk e koncepton këtë siëprmarrje si biznes, por si një vend ku relaksohet dhe zbukurohet vetëm për vete.

Rozana Radi largohet nga Tirana
I ka munguar rrugëve të Tiranës sepse ka nisur të shkelë të tjera rrugë. Rozana Radi është larguar nga Tirana për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj MC Kresha. Çifti kanë vendosur t’a ndajnë jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

MC Kresha megjithëse është nga Mitrovica, qyteti i lindjes dhe ku ai ka jetuar deri pak më parë, me kërkesë të të dashurës së tij, ka blerë një apartament në Prishtinë për të nisur bashkëjetesën me Radin.

Ndërsa në Tiranë, çifti jetojnë në shtëpinë e këngëtares. Por megjithëse ka shumë gjasa që Rozana Radin të mos e shohim në klubet dhe vendet e preferuara në Tiranë, me siguri nuk kemi për t’ia ndjerë mungesën në ekran sepse duke filluar që në javët në vazhdim ajo do të shfaqet në disa spektakle të përmasave të mëdha siç është “Këngët e Shekullit” dhe “Kënga Magjike”.

Rozana Radi është e ftuar të këndojë në natën greke të spektaklit “Këngët e Shekullit” ku këngëtarja do të jetë përkrah të tjerë emrash të njohur të muzikës shqiptare.

Rozana nuk i del për zot trupit të saj duke akuzuar për fotomontazh
Këngëtarja kërkon të provokojë skandalin e radhës, në tentativë për të rregulluar imazhin. Publikohen foto të reja si provë

Që në krye të këtij shkrimi, duam të bëjmë me dije të gjithë lexuesit tanë, se ne nuk dëshironim t’i ktheheshim argumentit të Rozana Radit me fotot lakuriq. Ai ishte një set fotosh, të cilin ne e publikuam në fillim të verës, duke shënuar kështu të parin rast kur një personazh publik shqiptar shfaqet lakuriq në media.

Me kaq lajmin e konsideronim të ezauruar, edhe pse kishim foto të tjera nga pushimet e këngëtares, të cilat përbënin kuriozitet më vete, për arsye se personazhet që po kalonin pushimet me të, ishin gjithashtu shumë të njohur. Madje, nëse ju kujtohet, fytyrat e tyre ne i kishim mbuluar në mënyrë që të mos kishim lajm mbi lajmin, sepse lakuriqësia e Rozit na mjaftonte.

Mirëpo jemi të detyruar t’i kthehemi, dhe kësaj radhe të bëjmë publike edhe fytyrat e Sinan Hoxhës, Seldi Qalliut dhe Valbona Memës, sepse Rozana u kujtua gati pas pesë muajsh të na akuzojë se fotot nuk qenkan të vërteta, por montazhe. Këtë pohim ajo e bëri të premten e kaluar, te programi “Zonë e lirë” i Arjan Çanit.

Ne, qëkur i kemi publikuar këto foto, kemi vënë shënimin se, nëse personazhi ka pretendime për autenticitetin e fotove, është i lirë të vijë në redaksi për t’i kontrolluar ato. Mirëpo, Rozana nuk erdhi, sepse e dinte se fotot ishin të sajat. Tani na del me teorinë se fotot janë fotomontazhe dhe si provë na jep varësen në qafë, e cila nuk na qenka e saja!

Ne po publikojmë vetëm një nga ato dhjetëra foto që disponojmë të Rozanës, ku ajo mban të njëjtën varëse. Në fakt, ne vendosëm t’i ktheheshim edhe një herë këtij argumenti jo për të bindur Rozin, e cila gënjen pa ia bërë syri tërr, por sepse ndiejmë obligim ndaj lexuesit. Ne nuk mund të guxojmë të publikojmë fotomontazhe, sepse serioziteti i gazetës nuk na lejon të bëjmë të tilla aventura.

Por ama as nuk e vëmë në dyshim pas këtij shkrimi, njeriu që do përfitojë, do të jetë përsëri Rozana, e cila vdes të jetë në qendër të vëmëndjes edhe me një shkrim si ky. Nuk ka rëndësi se çfarë shkruhet, e rëndësishme është të dalë në gazetë e të flitet për të.

Rozana gënjeu edhe për MC Kreshën

Pak javë më parë, ne ishim të parët që publikuam lajmin e lidhjes së Rozana Radit me MC Kreshën. Menjëherë pas këtij lajmi, këngëtarja nxitoi ta përgënjeshtrojë në faqen e saj në Facebook duke sharë e mallkuar gazetarët, të cilët sipas saj ia kishin futur kot. Por nuk e mendoi gjatë, sepse në fakt “Kënga Magjike” po afronte dhe Ardit Gjebrea nuk të fal kur bëhet fjalë për të tilla lajme, të cilat i shërbejnë audiencës së tij.

Dhe Rozana e pranoi lidhjen!!! E çfarë besueshmërie mund të ketë një person i tillë që gënjen pa pikën e problemit duke i kaluar të gjithë për budallenj? Konkluzionin e nxirrini vetë. Një prej shumë broçkullave të Rozanës te programi “Zonë e lirë” ishte edhe fakti që te gazeta “Panorama” drejtuesit janë shumë djem të mirë, por gazetaret janë të poshtra. Tani, le të vihet secili prej jush që po lexoni këtë shkrim, në vendin tonë, që merremi me jetën e personazheve publike. Nëse ju do kishit foto të Rozit nudo, a do i publikonit?

Nëse ju mësoni se Rozi është lidhur me një reper të njohur, a do ta publikonit? Kjo nuk është as tendencioze dhe as jo profesionale, kjo është thjesht puna jonë, e cila drejtohet nga “djemtë e mirë”. Del në gazetë me skandale ai ose ajo që provokon më shumë të tilla. Dhe, siç të gjithë tashmë e keni kuptuar, Rozana është mjeshtre e tyre.

Ne nuk kemi as më të voglin paragjykim, sepse ajo është jeta e saj dhe mund të bëjë ç’të dojë me të, por të mos ankohet kur ta shohë veten në gazetë. Dhe, sa për broçkullën tjetër, ku ajo thotë se gazetarët fshehin emrat e tyre, gjë që nuk është aspak e vërtetë, i bëjmë me dije Rozit se ky shkrim u realizua nga gjithë stafi i “Panorama plus”, përkatësisht nga Ermira Shpëtimi, Klotilda Harka, Blerand Rexhepi dhe Besarta Kadiu. Kjo e fundit madje është duke punuar mbi një lajm shumë interesant për këngëtaren.

Varësja, gënjeshtra tjetër e Rozanës

Meqenëse Rozana pretendon që trupi në këto foto nuk është i saji dhe si provë na sjell varësen, ne po publikojmë edhe një tjetër foto, me Sinan Hoxhën ku ajo ka në qafë të njëjtën varëse. Kemi gjithashtu edhe dhjetëra foto të tjera, ku ajo paraqitet me të njëjtën varëse.

Sinan Hoxha: “Puna e femrës do kujdes!”

Gjatë viteve të karrierës së tij muzikore, kryesisht asaj tallava dhe të vjedhur nga fqinjët, ne kemi mësuar për disa nga pasionet e këngëtarit, njërin prej të cilëve na e bëri me dije ish e dashura e Seldit, Domenika. Por, kurrsesi nuk ia kishim idenë se Sinani paska edhe një pasion tjetër, atë për të prapmet! Nga fotot duket qartë se Sinani në fillim i shikon të prapmet e Rozit, reflekton mbi to, pastaj…..i lëpin!!!! Por meqë në këtë shkrim po merremi me Rozin, që të evitojmë gënjeshtrën e saj të radhës, se “aty nuk jam unë”, kemi publikuar edhe një foto me fytyrë, ku duket qartë fustani i saj me viza dhe të brendshmet. Dili për zot edhe të prapmeve të tua Rozi, të lutem!

Rozana merr zjarr në krahët e Seldit

Po shokë janë, asgjë më shumë, fundja të gjithë ne kur kemi një shok, zhvishemi në brekë dhe i fërkohemi pas trupit… Apo nuk është kështu? Për ju mbase jo, por për Rozin ky është thjesht një moment më se i zakonshëm gjatë një darke me miqtë. Pak nxemje para krevatit, nuk të bën keq. Fundja bëhet fjalë thjesht për shoqëri!!!! Edhe në këtë foto, si në të gjitha të tjerat, gjoksi, krahët, kofshët, barku, etj. etj., janë……. veçse të Rozit./Panorama/

Moda e silikonit mes VIP-ave
Tashmë të operosh gjoksin është bërë po aq e zakonshme sa të porosisësh një pica apo të blesh një kile dardha në supermarket. Por, kush tjetër perveç personazheve publik mund ta kthejë në tendencë bërjen e një pjese të trupit si “valixhe” silikoni!

Emisioni i Pasdites risolli në qendër të vëmendjes Zanfina Ismailin, e cila të tërheq menjëhere vëmendjen teksa sheh gjinjtë jo natyralë që qëndrojnë stoike pavarësisht koreografisë së kënges.

Duke pasur parasysh sa mirë duken, nuk mund të themi që kanë marrë vendimin e gabuar pasi vitet ikin tutje dhe rinia nuk vjen më.

Dikush që ka pasur të njëjtën frikë është edhe Rozana Radi. Mbase e kanë parë si investim në biznesin e muzikës, por fakt është që bërjen e gjoksit, Rozana Radi e ka reklamuar si të kishte marrë një makinë me zero kilometra.

Dhe duke pasur parasysh si i duket mund të themi që e ka marrë me dy zero kilometra. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur si fakt e madje edhe në sherrin e famshëm me Rezarta Shkurtën, sipas deklarimit të saj në Prokurori, ajo ka lejuar goditje në fytyrë vetëm që të ruante gjoksin e ri.

Dy vepra silikoni që kemi pasur mundesi t’i shikonim 24 orë në 24 janë edhe ato të pjesëmarrëseve në “Big Brother”, Mirjeta. Le të themi që u velëm disi me atë plastike industriale.

Sigurisht që nga të gjitha këngëtaret, arsyetimin më pak të arsyeshëm e ka dhënë Dafina Zeqiri. Sipas vajzës me 55 “valixhe”, ajo e ka bërë operacionin e rritjes së gjoksit pasi ia kërkonin fansat. Urojmë që fansat e Dafinës të mos kërkojnë gjëra të tjera dhe më pak serioze se kjo pasi ajo mund të ishte e gatshme t’ua plotësonte dëshirat.

Megjithatë, në Kosove, “Daffy” nuk është e vetmja që ofron kësi kënaqësish për fansat respektivë. Madje, Fjolla Morina duket se ndjekës po krijon më shumë me gjoksin e bërë se me repertorin muzikor.

Fjolla ka ndryshuar aq shumë falë operacioneve plastike sa fare lehte mund te ngatërrosh personazhin nëse sheh foto të dy periudhave të ndryshme.

Një tjetër vajzë e njohur që nuk njihet është Zajmina Vasjari. Sarandiotja e ka tepruar pak duhet thënë pasi kirurgut duhet t’i ketë rreshkitur dora teksa vendoste silikonin.

Këngëtarja, që prej operacionit te fundit mban me vete edhe kundërpesha që gjoksi mos ta pengojë në funksionet e përditshme.

Por, themelueset e modës së gjoksit të bërë janë larguar nga Shqiperia. Ledina Çelo është ndër të parat e përfolura për këtë lloj ndërhyrjeje. Ndoshta në Gjermani nuk e shohim se çfare bën, por e mbajmë mend se si begatia iu shfaq në kraharor.

Gjithashtu Bleona e ka menduar të domosdoshëm një përmirësim “të lehtë” të paraqitjes së jashtme edhe pse duhet thënë që nuk ka berë asgjë të ekzagjeruar me gjoksin e saj.

Nuk na del koha as për të marrë frymë, pasi lista e të silikonuarave është e bollshme si një operacion plastik. Një tjetër këngëtare që ecën rrugëve duke dhënë këshilla thotë dëgjo Rovin e bëj gjoksin. Rovena Stefa duket se fitimet nga karriera e saj i ka investuar në operacione plastike dhe sigurisht reçipeta më të përshtatshme.

Por, të perfolura janë edhe Ingrid Gjoni dhe Shota Baraliu për një operacion të tille, edhe pse nuk e kanë me dëshirë rrëfimin./tch/

Rozana Radi: S’e fal Rezartën
Këngëtarja Rozana Radi nuk ia fali koleges së saj Rezarta Shkurta përleshjen fizike të mbrëmjes së vonë të 5 dhjetorit 2010, ku Radi u shfaq me një sy të nxirë, pas një përleshjeje fizike me kolegen e saj.

Pajtimi mes të dyjave, i kërkuar nga Gjykata e Tiranës, nuk është realizuar për shkak se Rozana Radi, e pyetur nga gjykata në cilësinë e paditëses, nuk pranoi. Ditën e djeshme, Rozana Radi u paraqit në seancën gjyqësore në ngarkim të Rezarta Shkurtës, e akuzuar nga prokuroria për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje” në lidhje me këtë ngjarje.

Burime pranë Gjykatës së Tiranës bënë të ditur se Rozana Radi i është përgjigjur negativisht pyetjes së trupit gjykues nëse do ta falte Rezarta Shkurtën.

“Dua të ndjek rrugën ligjore”, mësohet të jetë shprehur Rozana. Në vijim, gjykata ka proceduar me marrjen e dëshmisë së saj rreth “përplasjes” së ndodhur mes dy këngëtareve, në dhjetor 2010, pranë Liqenit Artificial. Burime pranë Gjykatës bënë të ditur se dëshmia e të dëmtuarës Rozana Radi ka zgjatur rreth 40 minuta.

Po sipas burimeve, në dëshminë e saj para gjykatës, ajo u ka qëndruar besnike deklarimeve të dhëna përpara prokurorëve gjatë fazës së hetimeve. Në seancën e ardhshme të këtij procesi, pritet të dëgjohet dëshmia e vetë të pandehurës Rezarta Shkurta. Po ashtu, në seancat e ardhshme pritet të paraqiten si dëshmitarë në këtë gjykim edhe këngëtarë të tjerë, mes të cilëve edhe Sinan Hoxha.

Deshmia

Në Prokurori, Rozana ka rrëfyer të gjithë historinë e zënkës së saj me Rezarta Shkurtën, nga lindja e deri në momentin që gjithçka precipitoi në sherr të rëndomtë me përleshje fizike. Sipas Radit, sherri kishte nisur në një program televiziv në Kosovë, të quajtur “VIP shtëpia”.

Referuar deklarimeve të Radit, debati ka filluar për arsye të kota dhe ka degjeneruar më vonë deri në fyerje familjesh dhe personale midis njëra-tjetrës. Po sipas saj, në vijim ato janë ritakuar në një festë pas përfundimit të “Këngës Magjike”. Pak ditë më pas, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, pyetjes së Çanit nëse i kishte sheshuar problemet me Shkurtën, Radi i është përgjigjur që faljen e ka institucion.

Por, sipas deklarimit të Radit, pas këtij emisioni, në adresën e saj në Facebook kanë mbërritur fyerje pa fund nga Rezarta Shkurta. Në vazhdën e debatit në Facebook, që sipas Radit është shoqëruar me fyerje të rënda nga ana e Shkurtës, ato kanë lënë një vend për t’u takuar, pranë digës së Liqenit Artificial. “Mora makinën time “Peugeot 206? me ngjyrë gri në bojë qielli dhe shkova në drejtim të vendit ku më tha Rezarta. Isha vetëm dhe po drejtoja makinën time. Ndërkohë që, sapo u shkëmbeva me një benz vishnje që ishte parkuar me drita fikur, më telefonoi Rezarta dhe më tha: “Ndalo se jam mbrapa teje”.

Unë ndalova makinën në cep të rrugës, hapa bllokazhet e dyerve. I thashë Rezartës, që erdhi nga dera e shoferit, që të dilte nga dera e pasagjerit dhe të hipte në makinë, me mundësinë që të bënim një xhiro për të sqaruar problemet. Rezarta nuk pranoi. Hapi derën time, të shoferit normalisht. Unë mendova të dilja nga makina që të flisja me të. Në momentin që po ngrija frenat e dorës, Rezarta m’u hodh sipër duke më sharë, gjuajtur me grushte dhe shkulur flokët.

Në këtë moment, duke qenë se kisha dalë nga një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, kam ruajtur pjesën e bustit dhe kam lënë fytyrën zbuluar, ku Rezarta më qëlloi më shumë. Pas këtij momenti kam arritur të dal nga dera e makinës dhe në momentin që dola, prapë m’u hodh për të qëlluar. Doli një mashkull nga makina ku ishte Rezarta, benzi vishnje që përmenda, dhe u drejtua menjëherë drejt nesh, duke më kapur mua të dyja duart, ndërsa Rezarta më gjuante në fytyrë.

Pas shumë pak sekondash pashë dritat e policisë që qarkullonin në zonë. Mashkulli që ishte me Rezartën, ishte Ermal Hoxha, burri i saj, të cilin e njihja prej shumë kohësh. Menjëherë ika drejt makinës së policisë dhe i dola para. Nga makina dolën dy policë, të cilët me thanë: “Rozana, çfarë ke?”. U kërkova të më shoqëronin në komisariat mua, Rezartën dhe Ermalin”, ka rrëfyer Radi në Prokurori.

E pandehura

Rezarta Shkurta, e pandehur në këtë gjykim në Gjykatën e Tiranës, është shprehur se marrëdhënia mes saj dhe Rozana Radit ka qenë gjithmonë e pasinqertë. “”Marrëdhënia jonë ka qenë gjithnjë e pasinqertë, sepse Rozana Radi më parë ka qenë e lidhur me bashkëshortin tim të tanishëm. Më pas, ne kemi pasur një mosmarrëveshje në VIP Shpia”, është shprehur Shkurta. Njëkohësisht, ajo është shprehur se nuk ka e ka goditur Radin, por vetëm është vetëmbrojtur, pasi ishte sulmuar prej saj.

Ngjarja

Përleshja fizike mes dy këngëtarëve është shënuar pak orë pas mesnatës së 5 dhjetorit 2010. “Më datë 06.02.2010, rreth orës 03:00, e pandehura Rezarta Shkurta është konfliktuar me shtetasen Rozana Radi, duke e goditur atë me grushte në pjesën e fytyrës’, thuhej në kërkesën për gjykim të prokurorisë. Po sipas saj, duke iu referuar provave dhe aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezulton se Rozana Radi është dëmtuar në pjesën e fytyrës dhe Rezarta Shkurta vetë nuk ka pasur asnjë dëmtim./panorama/

Rozi ngatërron adresë, përfundon në dasmën e gabuar
Ishte nisur për të shkuar në dasmën e mikeshës së saj dhe përfundoi në dasmën e një të panjohure.

Ngjarja që i ka ndodhur pak kohë më parë këngëtares Rozana Radi, ka kaluar gojë më gojë ndër kolegët e saj, të cilët sot e rrëfejnë në formë barcalete. Këngëtarja e ftuar për të marrë pjesë në dasmën e mikeshës së saj, mesa duket ka ngatërruar adresën e lokalit ku organizohej ceremonia.

Për çudi, në të njëjtën rrugë, por në një lokal tjetër, po organizohej një ceremoni tjetër martese, në të cilën ka përfunduar gabimisht këngëtarja. E ndodhur mes një grumbulli të madh njerëzish, këngëtarja në fillim nuk e ka kuptuar këtë incident dhe e kupton kur shkon të urojë nusen.

Vetëm gjatë përballjes me të, këngëtarja ka mundur të kuptojë se vajza që martohej, përveçse ishte veshur me fustan të bardhë, nuk kishte asgjë të përbashkët me mikeshën e saj. Këtë situatë komike këngëtarja e ka kaluar me humor, duke i dhuruar çiftit falas disa nga këngët e repertorit të saj. (Bluetooth)

Rozana Radi perversitete ne publik me Mc Kresha
Pas deklarateve në media se kjo verë e Rozana Radit ka qenë një verë pa dashuri, duket se më shumë se me dashuri, ka qenë një verë e nxehtë për aventurat e saj erotike në publik, kësaj here me reperin kosovar Mc Kresha (Kreshnik Flazliu).

Këngëtarja, e cila para disa javësh ka festuar 32-vjetorin e saj në një festë të vogël me miqtë e afërt, duket se jo pa qëllim këtë verë i ka kushtuar vetes një këngë të dedikuar me emër, me titullin “Kiss me Rozy”.

Kënga me muzikë të Adi Hilës, përveç skenave erotike ku presupozohet se ajo bën seks në dush, ndoshta është edhe frymëzim i një historie që ajo ka nisur me reperin kosovar 27-vjeçar Mc Kresha, i cili thuhet se e shoqëron në back vocal këngëtaren, ku refreni është “Kiss me Rozy”.

Dhe nuk ka qenë një varg i shkruar ashtu kot pa qëllim nga ana e saj, përderisa jashtë muzikës ajo nuk stepet aspak në jetën me aventura dhe skena në publik me reperin e njohur e shtatlartë. Kështu ka ndodhur natën e 29 gushtit në Himarë, ku këngëtarja ka qenë e ftuar të këndonte në club “Oasis”, së bashku me Mc Kresha dhe Çiljeta Xhilagën. Pasi kanë performuar në natën e tyre, në një moment pushimi ku nata ka vazhduar në club me DJ, ajo dhe Mc Kresha janë larguar me nga një shishe birrë në dorë në dalje të club-it, dhe për pak minuta nuk kanë ngurruar aspak që të shkëmbejnë prekje e puthje në prani të shumë pushuesve, që ndodheshin e aty.

Ata kanë vijuar me skena erotike, duke u zhveshur aty, sa kanë detyruar të pranishmit që ndodheshin me pushime dhe për të dëgjuar koncertin e tyre, të largoheshin një nga një duke u ndier në siklet. Sipas personave që kanë qenë të pranishëm, intimiteti i tyre i shfaqur në publik nuk ka qenë thjesht me momente, apo me gjeste të shkurtra përkëdheljesh, por me zhveshje e ekzagjerime, sa ata kanë dalë jashtë kontrollit, duke harruar se po i shihnin të tjerët. Madje, nuk kanë qenë as gjeste dashurie, por më shumë ngjanin si skena filmash pornografikë, siç i kanë komentuar të pranishmit.

Kush është Mc Kresha

Ai është një reper që ka bërë për vete shumë fansa, ndërkohë që për shqiptarët u bë i njohur më shumë në klipin “Cash”, në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Djali nga Mitrovica më 5 shtator ka mbushur 27 vjeç, një diferencë moshe 5-vjeçare nga Rozi. Edhe pse emri i tij është Kreshnik Fazliu, të gjithë e njohin me pseudonimin Mc Kresha. Dy këngë të njëpasnjëshme të lançuara nga ai, e kanë bërë rep-këngëtarin Mc Kresha, një ndër më të kërkuarit së fundi. Këngët e tij “Lej flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuarat në radio dhe televizionet kosovare. Kënga “Lej flleshat” është punuar në studion e Enis Preshevës, ndërsa “Lyrical WarFare”, në studion e Genc Prelvukajt. Por këto dy këngë nuk janë sukseset e vetme, me të cilat është karakterizuar Mc Kresha.

“Souljah” është një bashkëpunim mes Mc Kreshës, Lyrical Son dhe një djaloshi të ri, të quajtur Noga. Deri tani duke se Mc Kresha nuk është përfshirë në thashetheme për lidhjet e tij me femra, ndërkohë që ka bashkëpunuar me këngëtare, si: Leonora Poloska, Dafina Rexhepi etj. Ai bie në sy për përmasat e mëdha trupore, pikërisht 1. 94 m i gjatë dhe peshë 104 kg.

Nëse do flisnim për idhujt e tij, është fans i Mary J. Blige dhe futbollistit Steven Gerrard. Së fundi, ai promovoi në Kosovë albumin e fundit me titull “Për inat tnjoni-tjetrit”, me Lyrical son dhe disa bashkëpunime me Big Bastën. Reperi i njohur kosovar Mc Kresha, para disa muajsh ishte pjesë e reality “VIP shpija” në Kosovë, lojë në të cilën vitin e kaluar u bë pjesë dhe Rozana Radi.