“Miq të dashur, dje hakerët serbë kanë hyrë me dhunë në faqen zyrtare të fansave të Rovenës dhe e kanë fshirë këtë faqe me 120 mijë fansa shqiptarë. Edhe një herë dëshmohet urrejtja për artistët shqiptarë që mbledhin komunitetin shqiptar dhe i ushqejnë ata me artin tonë të pashterur”.
Nuk preferon ta shikojë veten, por më shumë ta dëgjojë në radio. Këngëtarja më e klikuar shqiptare Rovena Stefa ka dy vjet që një pjesë të madhe të kohës e jeton në Prishtinë, ndërsa për ne e ka rrëfyer rehatinë e saj në muzikën popullore, madje ajo është shumë e lumtur dhe krenohet për këtë. [...]
Kohët e fundit, ajo është shumë e zënë me projektet e radhës, si dhe për rregullimin e agjendës së nxehtë të koncerteve për këtë verë në shumë vende ku jetojnë shqiptarët. Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila për momentin po jeton në Kosovë, Rovena Stefa, është duke përgatitur këngë të reja, një video në 3D, [...]
Këngëtarja e suksesshme Rovena Stefa tani ka marrë edhe rolin e modeles. E fotografuar nga fotografi i njohur Veton Osmani, ajo ka paraqitur një katalog të brendshmesh të kombinuara në stilin Classic-Trendy, ku ajo për herë të parë bën një servis të plotë fotografik. Ne kemi arritur të sigurojmë vetëm një foto nga ky katalog.
Ajo është një nga këngëtaret më “IN” kudo në hapësirën shqiptare, madje edhe atëherë kur ajo nuk jep asnjë prononcim mediat duan të shkruajnë për të, duke e komentuar edhe folur sipas qefit pa e pyetur artisten. Kjo është këngëtarja Rovena Stefa e cila e pyetur nga gazeta jonë për nismën mbi shtypin rozë, propozuar [...]
Ka disa muaj që këngëtarja e shumë hiteve Rovena Stefa është duke ushtruar profesionin e saj të këngës në Kosovës. Mbase siç thotë edhe vet ajo ky vend po i sjellë shumë fat dhe sukses në krijimtarinë muzikore. Ajo vazhdon të jetë e kërkuar kudo, brenda dhe jashtë vendit, ndonëse tani ka nisur përgatitjet për [...]