Thashetheme » Big Brother

Belina Haxhija: Dua të fitoj “Big Brother”-in në vendin tim
Pasi ka korrur sukses në skenat amerikane, modelja shqiptare që prej vitesh jeton në San Francisko, ka shprehur dëshirën e saj për të marrë pjesë në një reality shqiptar.

Quhet Belina Haxhija, është 25 vjeç, dhe prej 11 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithë karriera e saj ka nisur krejt rastësisht, në fillim ishte thjesht një pasion për modelimin, por përfundimi ishte i paimagjinueshëm, tanimë shqiptarja seksi është një prej modeleve të industrisë gjigante të “Play Boy”.

E ndërsa përmendim emrin “Play Boy”, të gjithëve u shkon mendja tek realizimi i filmave me pullë të kuqe, por jo, ajo sqaron për “Summer Pages” se nuk është një ‘Play Mate’, por thjesht një modele. “Nëse nënshkruan kontratën për ‘Play Boy’ dhe shndërrohesh në ‘Play Mate’, atëherë ti je e detyruar që të bësh gjithçka për llogari të tyre, madje edhe të xhirosh filma apo të pozosh nudo. Nëse shndërrohesh në ‘Play Mate’, atëherë je e detyruar të jetosh në shtëpinë e ‘Play Boy-t’. Unë nuk e kam nënshkruar këtë kontratë dhe ende nuk kam ndërmend ta nënshkruaj”, – sqaron bukuroshja seksi…Por kush është Belina dhe si ka lindur dëshira e saj që të marrë pjesë në një reality show në Shqipëri? E zbulojmë bashkë në vijim të intervistës…

Belina, si jeni lidhur me ‘Play Boy’?

E gjithë aventura ime nisi në vitet e gjimnazit, kur unë kam qenë shumë aktive në kurse të ndryshme në shkollë. Kështu kam marrë pjesë në grupin e kërcimit të shkollës, madje kam qenë edhe ‘cheerleader’ për një periudhë të gjatë kohe. Ftesa e një mikes sime, modele çeke, Kamela Polcak, për të marrë pjesë në një nga sfilatat e saj, më hapi dritat jeshile kudo. Pasi e ndoqa në sfilatë, një nga regjisorët e eventit m’u afrua dhe më pyeti nëse sytë dhe buzët i kisha të miat, natyrale. E çuditur nga pyetja e tij, iu përgjigja me ‘Po’, pasi të gjithë mendojnë se u jam nënshtruar operacioneve plastike. Pas ftesës së regjisorit për të marrë pjesë në një album fotografish, nisi edhe karriera ime. Kështu, unë nisa që të realizoj si fillim disa punë të vogla, por ndërkohë nisa të plotësoj edhe ‘portofolion’ tim (albumin). Pasi isha vetëm në hapat e parë të karrierës sime, dy reperë të njohur amerikan Young Win dhe Rod më ftuan që të merrja pjesë në xhirimet e klipit të tyre. Në fakt u gëzova shumë, pasi unë kisha rreth një vit që kisha nisur të merresha me modelim. Në klipin “Can’t Stand You”, unë luajta rolin e personazhit kryesor (mean girl). As vetë nuk e besoja, por ky klip u shfaq në MTV. Pas bujës që bëri në MTV, disa regjisorë të ‘Play Boy-t’ më kontaktuan dhe më ftuan që të punoja për ta. Padyshim e pranova ftesën me shumë kënaqësi.

Cilat janë planet e tua të ardhshme me ‘Play Boy’?

Në fakt, që javën që vjen ne do të nisemi për një set fotografish në natyrë (outdoor). Kjo në fakt është diçka e jashtëzakonshme dhe unë jam shumë e emocionuar, sepse nga gjithë modelet e ‘Play Boy’, shumë pak vajza kanë mundësi që të marrin pjesë në një event të tillë, dhe mes tyre jam edhe unë. Ndërkohë, dëshiroj të sqaroj që unë në fillim karrierën time e kam nisur si ‘Play Boy Golf’. Ajo që unë bëja ishte pjesëmarrja në lojërat e golfit. Ne ishim disa vajza të shteteve të ndryshme që merrnim pjesë në audicione të ‘Play Boy’. Nga çdo shtet zgjidheshin 2-3 vajza që të merrnin pjesë në event. Kështu që unë u përzgjodha të isha në ‘Play Boy Golf’. Kështu ne vazhdojmë të marrim pjesë në eventet që realizohen, madje edhe në një event special që mbahet veç një herë në vit. Lojtarë të famshëm dhe supermiliarderë të golfit nga e gjithë bota, mblidhen në SHBA. Atje ato luajnë për qejf në këtë event që realizohet nga ‘Play Boy’, ku ne vajzat, jemi thjesht për ta bërë më interesante lojën. Thjesht i nxisim lojtarët dhe u ofrojmë pije.

Pak përpara se të nisnim bisedën po më tregoje për ambiciet e tua për të marrë pjesë në “Big Brother Albania”. Si ka lindur kjo dëshirë?

Po, unë kam shumë dëshirë që të marr pjesë në show-n “Big Brother”. Në fakt i kam ndjekur me interes edhe edicionet e kaluara dhe gjithmonë kam menduar, përse mos të shkoj të prezantoj edhe unë veten time. Në fakt unë kam shumë për të thënë edhe për të treguar. Kam marrë pjesë në shumë show gjigant të USA-s dhe përse të mos marrë pjesë në një show shqiptar. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe këtë e them vazhdimisht edhe gjatë punës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë dua të marr pjesë në këtë “Big Brother” dhe të tregoj se sa vajza të bukura dhe të zgjuara ka Shqipëria anë e mbanë botës. Mendoj se do të jem atje për të treguar një jetë krejt tjetër, një stil krejt të veçantë dhe të prezantoj në radhë të parë Belën. Unë kam shumë dëshirë dhe sapo të nisë audicioni do të regjistrohem. Kam dëgjuar që në edicionet e kaluara kanë fituar vetëm meshkuj ndërsa këtë herën e fundit një femër. Përse jo do të doja të isha unë femra e dytë, fituese (qesh). Për mua edhe vetë ardhja nga San Francisko në Shqipëri është një fitore më vete. Kam dëshirë të marr pjesë në këtë show pasi dua të bëjë diçka për vendin tim.

Përse mendoni se do të votojnë njerëzit për ju?

Nuk e di, kam shumë për të thënë, kam shumë gjëra për të treguar. Nga jeta ime në USA e deri më sot. Kjo është shumë pak, unë vazhdimisht kudo jam e lirë, jam vetvetja dhe jo e frustuar. Kam parë se si njerëzit kanë ndryshuar kur kanë marrë pjesë në show edhe këtu në USA. Unë nuk do të ndryshoj, unë jam kjo që jam dhe e tillë do të mbetem edhe brenda shtëpisë. Ndërkohë dua që të hyj për të përcjellë edhe një mesazh për mbarë femrat shqiptare. Dua që të ndikoj sadopak për ndryshimin e mentalitetit. Shoh që ato janë shumë të “ngrira” nuk bëjnë se çfarë duan, janë të frustruara shumë. Ka ardhur koha që ky mentalitet të ndryshojë dhe përse jo, unë të jap kontribut sado të vogël. Big Brother do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për mua, si eksperiencë jetësore, por edhe në karrierën time. Big Brother është një ëndërr për mua dhe unë dua që të bëhet realitet. /E.Re.Gazeta Shqiptare/

Jonela del nga shtëpia
5 banorë dolën në kandidim në spektaklin e së shtunës në Big Brother.  Neda, Ermela, Klodiana, Shkëlqimi dhe Petriti do garojnë në ditët në vazhdim mes tyre ndërsa Jonela la shtëpinë.

Ndërkohë, në shtëpi kanë vijuar debatet e forta mes Nedës, Ogrenit dhe Ergysit edhe gjatë spektaklit, debate që kanë nisur gjatë javës.

Surprizat dhe emocionet e forta shoqëruan mbrëmjen e spektaklit të Big Brother gjatë të cilës lojtarët shfaqën sërish jo vetëm debatet e mosmarrëveshjet e javës, por edhe simpatitë e lidhjet që tashmë për publikun janë të ekspozuara.

Ermela mori lajmin e mirë për operimin me sukses të nënës së saj, si dhe një dhuratë nga nëna e Ervinit.

Vëllai i Madh nuk kishte harruar gjithashtu edhe Klodin, e cila pati mundësinë të takonte vëllain e saj të vogël.

Marieli u ndesh me “Il Guerriero Nero”, që më pas doli se ishte vëllai. Për Marielin java që vjen ndërlikohet. Ai pati mundësinë të çmallej edhe me nënën e tij të cilën e takoi në shtëpi, por prej saj mori disa këshilla që kanë të bëjnë me lidhjen e tij me Mirjetën.

“Marjeli i ka dhënë shumë lidhjes dhe nga ana tjetër nuk ka pasur këtë përkushtim. Tek Mirjeta nuk shoh pastërtinë dhe sinqeritetin që tregon Marjeli”, u shpreh nëna e Marjelit.

Ndërsa Ogreni qëndron i qetë këtë javë si lideri i shtëpisë.

Stresi: Jam i dashuruar me Enxhin
Ndonëse historia e tyre është përfolur gjatë në media, asnjeri prej tyre s’e kishte pranuar që ekziston një lidhje mes të dyve…

Gjithçka ishte diskrete, derisa vetëm një javë më parë Stresi deklaron në emisionin “Helm” të G.M.Radio se është i dashuruar me Enxhi Kamenicën, të infiltruarën e “Big Brother 3”.

Enxhi gjithmonë e ka mohuar, madje pak kohe me pare doli dhe nje foto e saj me rivalin e Stress, Noizyn. Stresi po ashtu i është shmangur, por deklarata e të dielës së shkuar s’ka nevojë për komente.

Jam i dashuruar me Enxhin”, ka thënë Stresi për t’i lënë më pas rradhën Ronelës dhe Enit për ta uruar. Ja tek iu shtua edhe një çift tjetër showbizzit shqiptar… (Bluetooth)

Noçja dhe Olsi ndahen përfundimisht
Çifti më i përfoluri në Big Brother 1, Noçja dhe Olsi duket kanë  ndarë rrugët përfundimisht, edhe pse kohë më parë ishin në prag të  fejesës së tyre.

Olsi në një intervistë për mediat shqiptare ka zbuluar arsyet që sipas tij çuan çiftin drejt ndarjes.

“Arsyet janë ato që zakonisht çojnë në krizë një çift, por kurrsesi  papërgjegjshmëria ime, gjë për të cilën më akuzon Najada (Noçja) në  media.

Ne kemi tre vjet që njihemi dhe kemi një lidhje. Nëse do të isha i  papërgjegjshëm do të kisha qenë i tillë që në fillim”, është shprehur  Olsi.

Olsi ka treguar që xhelozia e Noçes edhe ka çuar në ndarje çiftin.

“Jam një djalë që marr përsipër përgjegjësitë e mia. Punoj nga  mëngjesi deri në orët e vona, bëj një jetë shumë të rregullt, pa  aventura jashtë lidhjes sime. Ndërkohë, sherri i madh mes meje dhe  Najadës bëhej pikërisht sepse kjo e fundit ishte xheloze e tërbuar për  mua”, ka pohuar ai.

Sipas Olsit, Noçja kishe filluar të ndryshojë shumë dhe kishin filluar të ziheshin për gjëra shumë të vogla.

“Duke e pasur parasysh që unë jam menaxher në një pub, unë kam shumë  miqësi, por kjo nuk do të thotë që unë kam bërë aventura, ose më keq të  kem një lidhje paralele”.

“Është e çuditshme, por ndihem i qetë. Tani po e kuptoj se sherret më  paskan acaruar nga nervat dhe paskam pasur nevojë për pak qetësi. Mos  prisni që do të them diçka të keqe për Najadën”, ka shtuar Olsi i cili  ka përjashtuar mundësinë për ribashkim, duke shtuar se nuk është aspak i  interesuar dhe ka nevojë të rrijë vetëm.

“Nuk jam fare i interesuar as për aventura dhe as për lidhje serioze  këtë kohë. Mbase duhet të kërkoj një vajzë më të pjekur në moshë,  ndoshta edhe diferenca e moshës mund të jetë pengesë për mbarëvajtjen në  çift”, ka përfunduar Olsi.

Enxhi: Një nga djemtë e BB mund të ishte i dashuri im
Enxhi Kamenica do të mbahet mend gjatë nga shikuesit dhe banorët e reality show “Big Brother”. Modelja korçare nuk bëri gjë tjetër, veçse hyri në shtëpinë e “BB 3″ dhe i bëri të gjithë lëmsh.

E zgjedhur nga produksioni i këtij spektakli që të luante rolin e së infiltruarës duket se ia arriti më së miri. Provokuese, me stil, e shkathët dhe mbi të gjitha me një logjikë të ftohtë për të gjitha veprimet e kryera

Edhe pse u mundua të krijonte konflikte me banorët në shtëpi, tani me daljen e tyre jashtë, ata janë miq shumë të mirë. Dhe Enxhi ndihet e kënaqur që loja e saj është kuptuar dhe ata nuk ia kanë marrë për keq.

Për të nuk ka munguar dëshira për të qenë konkurrente reale në këtë spektakël dhe do të donte shumë të ishte pjesë e garës, por aventura e saj kaq ishte. Tani më ajo vazhdon jetën saj normale, si drejtoreshë në një agjenci mode dhe sigurisht si modele. Në një intervistë për “Sh2-in” ajo tregon momentet më të bukura në shtëpi dhe reagimet që ka pasur kur ka dalë jashtë.

Enxhi, u bënë disa javë që ke dal nga “Big Brother”, çfarë shije të la kjo lojë?

Jo vetëm një shije të mirë, por dhe shumë emocion, kujtime të mrekullueshme. Përfundimisht një eksperiencë e jashtëzakonshme e paharrueshme.

Ndryshe nga të tjerët, ti aty nuk ishe për të luftuar për çmimin e madh, por në një tjetër mision, mendon se ia ke arritur?

Mendoj që kam bërë më të mirën dhe pa diskutim nga ana ime ishte maksimumi, por duke parë përshtypjet e publikut mendoj që është ndjerë dhe pëlqyer më së miri misioni im në shtëpinë e “BB”.

Disa prej banorëve, me të cilët ke bashkëjetuar në atë shtëpi, kanë dalë, i ke takuar, si janë marrëdhëniet me ta?

Po, i kam takuar dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë, më vjen mirë që loja ime është mirëkuptuar edhe nga ana e tyre.

Cila ishte ajo gjë që e pate më të vështirë ta realizoje në atë shtëpi Enxhi?

I gjithë misioni pati vështirësinë dhe riskun e vet, por unë kisha siguri në vetvete dhe kjo më ndihmoi që ta shijoja lojën dhe ta merrja me sportivitet, në fund të fundit ky ishte misioni, një sfidë e madhe dhe tërheqëse.

Po të ishe kthyer edhe një herë mbrapsht, do të bëjë ndonjë gjë ndryshe?

Nuk besoj, pasi isha shumë e sigurt në çdo hap dhe situatë dhe mendoj që po me të njëjtën qetësi do kisha vepruar.

Me cilët prej tyre mendon se do të ruash miqësi edhe po të kalojnë kohë?

Mendoj që do kem marrëdhënie shumë të mira me të gjithë pa përjashtim, nuk mund të flas për miqësi apo kohëzgjatje, pasi këtë do ta shoh me kalimin e kohës, dhe rrjedhës së jetës së secilit. Por, vlen për t’u theksuar që të gjithë banorët mund të ishin miqtë e mi.

Për çfarë të shërbeu ty kjo eksperiencë?

Çdo eksperiencë vlen në jetë, për mua kjo ishte një provë e madhe profesionale dhe uroj që si e tillë të më shërbejë shumë.

A do të doje të ishe konkurrente në këtë reality show?

Pse jo, për të qenë e sinqertë nuk e kisha menduar më parë, por pasi pata rastin të jem pjesë e këtij reality, dhe pas mbështetjes së madhe të publikut, e kam menduar dhe do kisha pasur shumë dëshirë të isha konkurrente.

Na trego pak komentet më interesante që ke marrë nga njerëzit, pasi dole nga shtëpia?

Interesat ka qenë çdo koment, si komplimente apo kritika, por sodifaksion i madh për mua ka qenë komentet e mira të marra nga produksioni që ideoi misionin.

Ka pasur nga ata që e kanë keqkuptuar qëndrimin tënd në atë shtëpi?

Nuk besoj që kishte vend për keqkuptim, të paktën nga publiku, i cili ishte i informuar që në fillim për rolin, dhe misionin tim aty brenda.

Enxhi, pas këtij roli në “Big Brother”, a ke ndërmend të bësh ndonjëherë ndonjë film, duke luajtur si aktore?

Një gjë është e sigurt që do t’ia dilja më së miri, por nuk di çdo të ndodhë në të ardhmen, por gjithçka varet nga ofertat që do të marr.

Cili do të ishte ai rol që do të pëlqeje më shumë?

Nëse do kisha mundësi zgjedhje do të doja rol kryesor.

Ju keni pohuar vazhdimisht që ishit e dashuruar jashtë shtëpisë. Po në qoftë se nuk do të ishit, cili do të ishte ai djalë në “BB”, me të cilin do të kishit krijuar një lidhje të mundshme?

Nuk i kam parë me atë sy, por mendoj që kishte djem interesantë dhe pse jo ndonjëri prej tyre do kishte qenë partneri im i mundshëm.

Ka qenë i dashuri juaj xheloz në ndonjë moment të caktuar për qëndrimin tënd në shtëpi?

Absolutisht jo, ai më shumë se askush e dinte se gjithçka ishte për show, dhe pa përfshirje ndjenjash.

Cila ishte vërejtja dhe komplimenti më i bukur që të ka bërë për lojën tënde në “Big Brother”?

Vërejtje nuk kam marrë, po komplimente pa fund.

E përveç “Big Brother”, ju keni një karrierë të gjatë si modele, na tregoni pak si po shkon puna juaj?

Puna ime si drejtoreshë në një kompani mode vazhdon e njëjtë me shumë lodhje impenjime, por dhe sadisfaksion, ndërsa modelingu është një pasion, i cili mbetet i tillë.

Cilat janë ambiciet e tua në këtë fushë?

Ambiciet e mija janë tashmë realitet, por kjo nuk do të thotë që kam akoma shumë punë dhe projekte për të arritur majat profesionalisht.

Keni pasur oferta pas daljes nga shtëpia për punë dhe në qoftë se po, çfarë kanë qenë ato?

Oferta të shumta për punë të ndryshme, por deri tani asgjë interesante ose më mirë të themi ndjehem mirë me punën time, dhe nuk besoj të heq dorë nga oferta të tjera, e vetmia gjë që jam në shqyrtim e sipër janë disa bashkëpunime të mundshme për projektet e mia.

Sipas mendimit tuaj, kush meriton dhe mund të fitojë “Big Brother 3″?

Pa diskutim që kam dhe unë preferencat e mia, por nuk ka vlerë të influencoj publikun, pas jam e bindur që do fitojë më i miri.

Enxhi, moda pse jo dhe aktrimi!

Edhe pse ka marrë pjesë në një show televiziv tani më i është rikthyer punës dhe modelimit më e fokusuar se kurrë. Sipas Enxhit, pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother” ka pas mjaft oferta pune, por për të asgjë interesante. Ajo vazhdon të ndihet shumë mirë me punën e saj të mëparshme si modele dhe drejtoreshë në një agjenci mode. Madje, nuk do t’i thoshte jo ofertave për të luajtur në një film televiziv./shekulli/

Nëse nuk del Olta ne nuk besojmë më te votimet
Ndërkohë që ngjarjet brenda shtëpisë së “Big Brother” po bëhen gjithnjë e më intriguese, diskutimet e fansave të këtij programi bëhen gjithnjë e më të nxehta.

Kësaj here ata kanë vendosur të mos tolerojnë nëse rezultati i votimeve nuk i ngjan atij të votimeve on-line duke shpjeguar se ata krahas këtij votimi, bëjnë edhe atë me telefon për të nxjerrë jashtë personazhin që pëlqejnë më pak.

Nëse dy javë më parë personi më i votuar ishte Klodi por në fakt doli Graciela, ata kanë frikë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe kësaj here, ku me vota maksimale është vendosur që të dalë Olta.

Ata kërcënojnë se nuk do të votojnë më dhe do ta braktisin këtë program nëse vullneti i tyre i shprehur me vota, nuk pasqyrohet edhe në rezultatin final, pra me daljen e banorit më shumë të votuar.

Nis aventura e re e “Big Brother”
“Big Brother” rikthehet per te sjelle nepermjet ekranit, aventurat e banoreve te rinj te shtepise se tij, ne shtepite e shqiptareve, kudo qe ndodhen.

Nga e shtuna, pjesemarresit e ketij edicioni te trete, do te nisin lojen ne bashkejetesen e vezhguar 24 ore ne 24 nga telekamerat.

Loja, qe do t’i mundesoje fituesit cmimin prej 10 milione lekesh te reja. Kete vit aplikuesit per te marre pjese ne “Big Brother” kane qene mbi 7 mije persona.

Ndryshe nga vitet e tjera kerkesat jane bere nepermjet internetit, cka i ka mundesuar stafit perzgjedhes te komunikojne me kandidatet shqiptare jo vetem ne vendin tone, por edhe ne Europe e Amerike.

Producenti dhe autori i ketij programi Rezart Aga, ka siguruar per karakteret e vecanta te konkurrenteve, por edhe per surprizat e shumta, qe do te shoqerojne te gjithe lojen.

Per me shume rrefen Arbani Osmani, prezantuese e nates se spektaklit.

“‘Big Brother’ edhe kete here do te kete njerez te zakonshem te cilet do te percjellin edhe njehere realitetin shqiptar. ‘Big Brother’ do t’i vere ne prova te veshtira dite pas dite. ‘Big Brother’ kete vit eshte nje befasi e madhe per te gjithe ne”, eshte shprehur Osmani.

“Big Brother” do te shfaqet ne ekranin e TCH me nje permbledhje ditore, nga e hena ne te premte, ora 18:05, per te kaluar te shtunen ne 17:40.

E shtuna do te permbaje edhe mbremjen e spektaklit, qe do te nise ne 20:45.

Nga 31 janari do te nise “Fans Club”, programi i drejtuar nga Eno Popi, qe do te mbledhe bashke per te diskutuar fansat e Big Brotherit, personazhet e tij dhe te gjithe gazetaret, qe do te shkruajne per kete format televiziv.

Per ata, qe deshirojne te mos humbin asnje moment te jetes se konkurrenteve, “Digitalb” do te transmetoje aventuren per 24 ore, nga minuti i pare deri ne te fundit brenda shtepise.

Java e pare do te jete falas per te gjithe ata, qe jane te pajisur me nje dekoder “Digitalb” edhe nese nuk e kane abonimin./tch/

Adela në xhami e mbuluar me shami
Në fakt më tepër sesa kthim është një rikthim,  në atë besim që ajo e ka pasur gjithmonë brenda vetes, pavarësisht rrjedhës që ka marrë jeta e saj në vite.

I është lutur Zotit për të pasur një jetë ashtu siç ajo e ëndërronte, por edhe për ta falëenderuar për atë çfarë ai i kishte dhuruar.

Adela, vajza që bëri aq shumë të diskutohet, jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ka bërë diçka të veçantë.

Nëse të gjithë bashkëmoshatarët e saj do ta mbanin frymën në një pub apo disko, për t’u argëtuar gjatë ditëve të festave, ajo ka përfituar nga udhëtimi i saj në Stamboll, për të vizituar Xhaminë Blu dhe për t’u falur aty brenda.

Dhe për të respektuar deri në fund rregullat e kësaj ndërtese kulti dhe të besimit musliman, ajo ka vënë shaminë në kokë dhe ka hyrë brenda. Bjordi, i cili është gjithmonë pranë saj, nuk i ka rezistuar dëshirës për ta fotografuar të dashurën në atë pamje dhe më pas fotot i ka hedhur në një sit interneti, i cili preferohet shumë nga fotografët profesionistë, pikërisht aty ku i gjetëm edhe ne.

Adela nuk ka folur ndonjëherë shumë në detaje se çfarë është besimi për të, por sipas informacioneve tona edhe vitin që lamë pas, ajo nuk harroi të argjërojë në muajin e Ramazanit paçka se për Bjordin e gjitha kjo mund të dukej diçka e çuditshme. Mesa duket vajza nga Kavaja e ka të rrënjosur besimin e saj dhe nuk e konsideron atë si një aleat, kur është në vështirësi. Edhe tani që punët i ka në vijë, ajo nuk harron të respektojë ritet duke treguar se është një besimtare e vendosur.

Sa për festat e fundvitit, duket se çifti i ka kaluar si mos më mirë. Natën e Krishtlindjeve, ata kanë udhëtuar drejt Malit të Zi së bashku me një grup tjetër shqiptarësh, në një festë të organizuar nga agjencia turistike “Perfect holiday”.

Më pas ata kanë preferuar që ndërrimin e viteve ta kalojnë në Stamboll, në një lokal me muzikë vendase, ku pa dyshim janë kënaqur shumë./panorama/

Jeta e Qetsorit jashte shtepise se Big Brother
Ende vazhdon jehona e tij si fitues i Big Brother Albania 2. Me shkathtesine dhe inteligjencen, prakticitetin dhe ndjeshmerine si familjar, Qetsor Farunaj ka dashur te jete me shume se kaq.

Aktualisht vazhdon studimet ne vitin e pare per Shkenca Politike ne qytetin e Vlores. E frekuenton shkollen perdite, pavaresisht impenjimit si baba i dy femijeve.

Pjesa e pare e dites eshte e mbushur me leksione, seminare, me takime dhe diskutime me pedagoge per degen qe ai ka patur pasion dhe qe e vazhdon normalisht.

Por koha kalon shpejt. Ndersa ne prill ne ambientet e shtepise se Big Brother ai mesoi se bashkeshortja, Liljana ishte shtatezene, sot vogelushen qe prej veres ka ardhur ne jete, ai e mban ne krahe. Thuhet se baballaret krijojne me vajzat nje lidhje hynore, kete gje na e verteton edhe Sori.

Ne kohen e lire ai e perkedhel dhe i thote fjale “te embla”. “E ndiej shume afer meje dhe eshte shume i gjendur ne familje. Pasdite me ndihmon me femijet”, shprehet bashkeshortja, Liljana. Por Sori ka edhe nje pike te dobet qe eshte djali i tij, Eri. Liljana thote se Sori me te kalon nje pjese te mire te kohes.

Eri vazhdon te jete per te “idhulli” i deklaruar. Jeta e ciftit nuk duket e zakonshme. Ata pohojne se kane kaluar nje vere te nxehte dhe intensive duke shijuar frytet e fames. Liljanen kjo gje nuk e shqeteson aspak.

“Ka pasur nje ndryshim rrenjesor ne jeten tone per shkak te fansave qe e takonin Sorin”, shton bashkeshortja e tij. Ky ishte nje fragment nga jeta e atyre qe ne nje moment te jetes behen te famshem dhe me pas luftojne ta perballojne “suksesin e perkoshem” me te mirat dhe te keqijat e tij. I etur qe ne momentin e pare per te qene fitues, Qetesor Ferunaj, qe ndryshe e njohim si Sori,  eshte shembulli me i mire  per te mos patur frike nga fama dhe per ta menaxhuar sa me mire ate. /tch/

Najada pothuajse lakuriq
Të gjith e njohim Noçen falë programit “Big Brother” ajo është mjaft estravagante.Najada vjen nga qyteti Fieri.

Ndërkohë që lidhja e saj me Olsin tashmë ka përfunduar, madje ky i fundit ka disa javë që është larguar përfundimisht nga Shqipëria duke u vendosur në Spanjë,

Najada vijon të ndjejë kënaqësi dhe të mbushet me jetën që i ofron Tirana.

Shihet vazhdimisht në pub-e dhe festa të ndryshme, ka hapur një ekspozitë pikturash në Fier dhe nuk ngurron të shijojë çdo gjë të bukur që i ofron jeta.

Najada qe te bi ne sy te me stilin e saj të veçantë, ajo zgjedh një garderobë pak të çuditshme. Siç ishte publikuar në fotot në mediat shqiptare, modeli i fustanit që ajo kishte zgjedhur për të shkuar në një festë në darkë, ishte tejet estravagant.

Duket sikur kemi të bëjmë thjesht me një fund dhe një palë sutjena, por në fakt të dyja pjesët lidheshin nga një tyl i tejdukshëm duke e bërë veshjen shume seksi.