Ervin Zyfi, ish-lojtar i “Big Brother” vjen më shumë të reja rreth jetës së tij profesionale dhe private.

Në një intervistë eskluzive për revistës “VIP”, modeli ka rrëfyer gjithçka rreth jetës profesionale dhe personale.

Ju jeni një model shumë i suksesshem dhe njiheni për karakterin tuaj atraktiv, shfaqeni gjithmonë në klipe që arrijnë mijëra klikime. Ku qëndron gjithë ky sukses?

Asgjë nuk është e lehtë, por duhet ta pranoj që fiziku im më ka ndihmuar shumë. Kështu fillova të bëj reklamën e artikujve të veshjeve të ndryshme. Çdo gjë shkoi siç duhet dhe u bëra pjesë edhe i videoklipeve muzikore. Kjo pjesë më ndihmoi akoma më shumë, dhe u jam mirënjohës atyre që bënë debutimin tim dhe sot jam këtu ku jam.

Ju gjithashtu keni marrë pjesë në një shoë televiziv si “Big Brother”, sa të ka ndihmuar pas daljes për projektet tuaja në karrierën si model?

Si model, mendoj që nuk ka ecur keq, por më ka ndihmuar që të njihem akoma më shumë edhe jashtë kufijve shqiptarë. Kam projekte që do t’i shikoni edhe ju shumë shpejt.

Brenda këtij shoë ju patët një marrëdhënie më Sidritën, si përfundoi kjo marrëdhënie?

Mendoj që çdo gjë ka pasur arsyen e vet megjithatë vlen të theksohet se marrëdhënia jonë mes të dyve ka përfunduar në mënyrë paqësore, dhe me mirëkuptimin nga të dyja palët.

Flitet që je në kontrata për një projekt jashtë vendit tonë, për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

E vërtetë. Jam kontaktuar nga një kompani prestigjoze filmi në Turqi për të qenë pjesë e një seriali televiziv që do të xhirohet shumë shpejt. Ky është një lajm i mirë për të bërë që karriera ime të këtë suksesin që i duhet. Sigurisht që gjithçka ja ka vlejtur me të gjitha projektet të vogla apo të mëdha qofshin ato. Jemi në kushtet që duhet të firmosim kontratën.

Pashmangshmërisht pamja dhe fiziku juaj godet, si ka ndikuar kjo në raportin me femrat, është i dashuruar Vini?

Shumë… (qesh). Jam në kërkim të princesësh së kaltër. Akoma s,ka asgjë serioze dhe mendoj që kjo pjesë është shumë serioze dhe kërkon kohë për ta gjetur.

Kohët e fundit ju keni bërë edhe një tatuazh, imazhi i të cilës është një femër. Çfarë kuptimi ka kjo për ty?

Në fakt kisha kohë që mendoja për një tatuazh. Erdhi koha dhe mua ndër gjithë galeria e atyre që kisha parë më pëlqeu kjo femër indiane. Asgjë më shumë.

Është i vështirë profesioni i modelit në vendin tonë, a ka treg pune?

Është profesion i vështirë padiskutim kërkon angazhimin e duhur dhe energjinë pozitive që duhet të të ndjek çdo ditë dhe në çdo projekt. Por kur sakrifikon diçka për hirë të punës shpërblehesh, të paktën kështu ka ndodhur me mua. Treg pune, mendoj që shumë e vështirë. Ka shumë faktor që ndikojnë në këtë punë, që më shumë të njihesh në një masë të gjerë njerëzish.

Cilat janë ëndrrat dhe ambiciet për të ardhmen e karrierës tuaj?

Dua që një ditë të arrij edhe tregun Hollywood-ian. Do të punoj dhe shpresoj që një ditë kjo ëndërr të bëhet realitet. Siç thotë dhe Gëte:” Çfarëdo që mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda”, atë gjë po bëj edhe unë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here