Suksesi i Dua Lipës dhe Bebe Rexhës nuk ndahet.

Këngëtaret me origjinë shqiptare janë nominuar në iHeart Radio, respektivisht me 3 dhe 2 nominime.

Pas dy nominimeve në Grammy, Dua goditi në iHeart Radio. 23-vjeçarja u nominua për 3 çmime, ‘Artisja e vitit’, ‘Koreografia më e mirë e vitit’ dhe ‘Video muzikore më e mirë’.
Në kategorinë ‘Artistja e vitit’, Dua përballet me yje si Ariana Grande, Camila Cabello, Cardi B dhe Halsey.

Pjesë e listës së të nominuarve është edhe Bebe Rexha. Ajo është e nominuar në dy kategori, ‘Kënga kauntri e vitit’ dhe ‘Bashkëpunimi më i mirë’.

Lista dominohet nga Cardi B me 13 nominime në total.

Ajo ndiqet nga Drake me 8 nominime dhe Post Malone me 5 nominime. 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/sukseset-nuk-kane-te-ndalur-per-dua-lipen-dhe-bebe-rexhen-ky-eshte-i-radh-614507/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here