VIP Shqiptar

Streep dhe Hathaway sërish bashkë në një tjetër projekt filmik

Vazhdimi i librit të popullarizuar vjen saktësisht një dekadë pas origjinalit, ndërsa të mirinformuarit zbulojnë se një studio e madhe e Hollywoodit, tashmë ka blerë të drejtat për filmin “Hakmarrja vesh Prada – Djalli kthehet”.

Në film sërish do t’i shikojmë Anne Hathawayn dhe Meryl Streepin. Mediat amerikane raportuan se Lauren Weisberger, autorja e romanit “Djalli vesh Prada”, sipas të cilit në vitin 2006 me të njëjtin emër xhiroi filmin hit, po shkruan vazhdimin e kësaj vepre.

Vazhdimi me titullin “Hakmarrja vesh Prada – Djalli kthehet” do të shfaqet në fillim të vitit 2013, saktësisht dhjetë vjet pas botimit të origjinalit. Romani i ri përcjell se çfarë ndodh tetë vjet pasi që Andy e la punën e saj tek shefja e saj kërkuese Miranda.

Andy tani është redaktore e revistës së popullarizuar për martesa. Në valën e përgatitjes së dasmës së saj, do të duhet edhe një herë të fjaloset me ish-shefen famëkeqe.

Botimi i parë i librit në vitin 2003 kaloi gjashtë muaj në vendin e parë të listës së gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, si bestseller.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.