Sipas spekulimeve të mediave amerikane, bukuroshja Anne Hathaway do të luajë përkrah Chris Hemsworth në filmin e ri të Steven Spielberg, “Robopocalypse”.

Filmi fantastiko-shkencor është një krijim që shfaq njerëzit duke luftuar në mbijetesë pasi atyre u kundërvihen robotët e krijuar nga vet njerëzimi.

Gjatë është spekuluar për rolin e femrës në këtë film, por Hathaway shihet si favorite edhe pse bisedimet janë në fazat fillëstare.

Anne Hathaway pritet të lansojë në dhjetor filmin e ri “Les Miserables”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here