Angazhimet dhe sukseset në muzikë, padyshim se i kanë sjellë përfitime të mëdha ekonomike.
Këngëtarja, Britney Spears, thuhet të ketë plot 32 milion dollarë pasuri, e cila përfshinë prona të shumta luksoze dhe para të gatshme.

Ndoshta ju intereson të dini se si e menaxhon Britney gjithë këtë pasuri marramendëse të akumuluar ndër vite, dhe në çka harxhon më së shumti ajo.

Shpenzimet më të mëdha këngëtarja i bën për dy djemtë e saj dhe e tërë shuma që shpenzon arrin vlerën prej 304 mijë dollarësh. Vetëm në garderobë, ajo shpenzon hiç më pak se 61 mijë dollarë.
Britney paguan qiranë e një vile në Calabasas, e cila i merr nga buxheti plot 19 mijë dollarë në muaj.

Vlerën prej tre mijë dollarësh ajo çdo muaj e shpenzon në ujë dhe gaz për shtëpi. Shpenzimet e tjera të Britneyt lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e shtëpisë, stilistët e grimerët personal, e gjëra të tjera./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here