VIP Shqiptar

Spears paguan kompaninë konsultuese që të tërheqë padinë

Këngëtarja Britney Spears do ta paguajë firmën konsultuese “Brand Sense Partners” që t’i tërheqë akuzat kundër saj. Krerët e kësaj kompanie pohojnë se ylli nuk ka vepruar në përputhje me marrëveshjen me të cilën atyre duhet t’u takojnë 35 për qind të fitimeve nga shitja e parfumit të këngëtares, “Radiance”.

Pasi që kompania konsulente “Brand Sense Partners” ka bashkuar Britney Spearsin me markën e njohur kozmetike “Elizabeth Arden” për të promovuar parfumin e saj të ri, këngëtarja u ka premtuar atyre 35 për qind të fitimeve.

Megjithatë, siç transmeton “Daily Mail”, zyrtarët e kompanisë pohojnë që kjo nuk ka ndodhur.

Prandaj, ata vendosën të bënin një padi në bazë të së cilës Britney është dashur t’i paguajë ata dhjetë milionë dollarë. Këngëtarja mendon se asaj nuk do t’i paguhet po të fillojë procesi gjyqësor, dhe kështu vendosi që të paguajë shumën të cilën nuk dëshiroi ta zbulojë.

Kompania “Brand Sense Partners ka akuzuar yllin dhe të atin e saj për mashtrim dhe shkelje të kontratës. Siç thonë zyrtarët e kompanisë këngëtarja ka “bërë një marrëveshje të veçantë me kompaninë ’Elizabeth Arden’ duke u përpjekur që të anashkalojë detyrimet që ka ndaj nesh.”

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.