sonimalaj1Ky vit ishte shumë i mbarë për këngëtaren e mirënjohur Soni Malaj. Ajo në fillim të këtij viti, në datën 8 Janar, u bë nënë, pasi solli në jetë vajzën e saj Ana. Këngëtarja e suksesshme shqiptare, e cila prej dy vitesh jeton në Spanjë me bashkëshortin, i është rikthyer Tiranës më energjike se kurrë, duke marrë mbi supe një rol, që s’e ka provuar kurrë më parë. Prej javësh e shohim në ekran si gjykatëse në jurinë e “X-Factor Albania”.

Megjithatë ajo do të jetë prezent në netët e ndërrimit të viteve në ekranet televizive edhe si këngëtare. Kështu ajo ka gjetur rastin për të bërë një urim për të gjithë shqiptarët “Ju uroj të gjithë shqiptarëve shumë shëndet dhe lumturi dhe shqiptarëve në diasporë, mbi të gjitha suksese në karrierën e tyre”. Ky ishte edhe urimi i Sonit, e cila duket se duke qenë në rolin e gjykatëses, e ka marrë shumë seriozisht shpirtin e garës, pasi edhe në urimin e saj, zinte vend karriera. Koha Jone

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here