Victoria Beckham është shumë e ashpër ndaj fëmijëve të saj kur bëhet fjalë për disiplinën. Në shtëpinë e saj e ka karrigen e veçantë “për ndëshkim” në të cilën ulen fëmijët e saj kur nuk janë të dëgjueshëm.

Këngëtarja dhe disenjatorja thotë se kurrë asnjërin nga fëmijët e saj nuk e ka ndëshkuar fizikisht, por nuk lëshon pe kur me metoda të tjera duhet t’i sjellë në rregull. Për këtë fëmijët kanë sjellje të mira, pohon bashkëshortja e futbollistit të njohur, David Beckham-it.

“Jam shumë strikte kur janë në pyetje rregullat, sikur është rasti për bërjen e detyrave apo shkuarjen në shtrat. Jam shumë e bindur që fëmijëve u nevojitet shumë rutina. Fëmijët e mi janë shumë të mençur dhe vërtetë dinë të sillen mirë”, tha Victoria.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” tha se bashkëshortin e saj, Davidin “e ka mikun më të mirë” dhe se edhe më tutje janë të dashuruar si në ditën e parë. Ata kohë më parë e festuan edhe 13-vjetorin e martesës, ndërsa paparacët e kanë zënë Victoria-n se si mëngjesin e ardhshëm ecte duke u luhatur, mbahej për koke dhe me një shikim “të lodhur” vështronte rrethinën.

Për këtë gjendje të saj Victoria tha: “E kam festuar përvjetorin e 13-të me stil. E di që mua njerëzit më njohin si dikë që nuk pi, por unë jam vetëm njeri dhe mund të pi dhe ‘të luftoj’ me pasojat e tij sikur çdo njeri tjetër”. Ajo foli me këtë rast edhe për disa spekulime të cilat pohojnë se lidhja e tyre kohën e fundit po kalon nëpër një krizë të thellë. “Këto nuk janë aspak të vërteta. Ne duhemi si në ditën e parë, dhe edhe pse i kemi pasur disa sfida gjatë lidhjes ne këto i kemi tejkaluar dhe jemi shumë të lumtur së bashku dhe me fëmijët tonë”, tha Victoria Beckham.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here