VIP Shqiptar

Shpat Deda në duet me Big Bastën

Mendohet të jetë një nga duetet më të bukur të rrymës R’n B. Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes reperit Big Basta dhe këngëtarit nga Kosova, Shpat Deda.

Big Basta e ka ftuar Shpatin për të pasur një bashkëpunim jo të zakonshëm ku do të kombinohen dy zhanre të ndryshëm muzikore; Pop dhe R ‘n B.

Bashkëpunimi i tyre i cili pritet të lansohet me klip do të jetë pjesë e albumit të Big Bastës të titulluar Radio n Club, album i cili pritet të promovohet në fillim të muajit korrik.

Në album do të ketë edhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë mes të cilëve dallohet një duet me Jonida Maliqin.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.