Siç ju kemi thënë më parë, Bleona Qereti ka interpretuar në një serial televiziv amerikan ku në rolin kryesor interpreton aktori Steven Seagal. çdo seri e këtij seriali i cili mban emrin “True Justice” dhe është transmetuar në kanalin televiziv Reelz, është realizuar në formen e një filmi si për nga historia ashtu dhe nga minutazhi. Këtu po ju sjellim “Violence of Action” në të cilen interpreton në rolin e një fallxhoreje dhe këngëtarja Bleona Qereti (Nuk di pse në video titulli është “Justice of Violence” po ma do mendja është gabim në shkrim).
Bleona shfaqet në minuten e 55:25 dhe interpreton shumë mirë. Një rol i vogël por mua më pelqeu, e sidomos për faktin që foli shqip Bleona duhet t’a konsideroj ndoshta një karrierë si aktore…mund të ketë më shumë sukses. Albaniac
Burimi: Vipat.info