VIP Shqiptar

Sheila Haxhiraj: Kam shumë besim te vetja, unë do e fitoj “X Factor”

Është një nga finalistet më figurante të “X Factor Albania” në “Tv Klan”. Sheila Haxhiraj nga Tirana është vetëm 18 vjeç, dhe ky është momenti i duhur që ajo t’i hyjë muzikës seriozisht.

Ka trajnere Juliana Pashën, dhe kjo i jep më shumë siguri për të lakmuar pa frikë kupën e “X Factor”. Në këtë intervistë, Sheila shpreh hapur ambicien e saj për kupën, dhe sigurinë që ka për të sfiduar finalistët e tjerë.

Sheila, imazhi yt nuk ka qenë krejtësisht i panjohur për publikun. Cilat kanë qenë rastet kur je shfaqur në ekran para “X Factor”?
Unë në fakt kam pasur ëndërr të merrem me muzikë që e vogël, dhe synimi im është të jem një këngëtare e afirmuar, pse jo dhe në skenat botërore. Kam marrë pjesë disa herë në audicione të ndryshme, derisa gjeta skenën e vërtetë në “X Factor Albania”. Mua më pëlqen bota e televizionit dhe para dy vitesh kam qenë protagoniste kryesore në një film shqiptar.
Thuhet se jeni vajzë e një biznesmeni. Nëse po, sa ju ka ndihmuar ky fakt?
Jo, nuk jam vajza e një biznesmeni, por gjithsesi asnjëherë nuk më ka munguar mbështetja e familjes sime.
Për ty vetë, çfarë vlere ka paraja dhe si mendon se do t’i investoje ato në jetën tënde?
Paratë më pëlqejnë t’i fitoj vetë, dhe në çdo rast do t’i investoja për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e mia.
Çfarë synon të arrish në këtë fazë të spektaklit “X Factor”? Beson në fitore?
Pa dyshim që pretendoj të jem fituese e këtij “talent show”, dhe shpresoj të jetë një ndihmesë për të më hapur dyert në botën e artit. E shoh veten fituese të këtij audicioni madhështor, pasi kam besim në vetvete dhe në aftësitë e mia. Pjesëmarrja në “X Factor” është një nga eksperiencat më të bukura që kam kaluar gjatë gjithë jetës sime, dhe këtu pres të realizoj ëndrrën për muzikën. E them me bindje që kjo është një eksperiencë që rrallëherë të vjen në jetë dhe të familjarizon me skenën dhe publikun në mënyrë të përkryer. Ndihem me fat.
Ti këndon më shumë muzikë pop, fanse e cilës artisteje je në të vërtetë?
Më pëlqen look-u i Beyonces dhe vokali i Jessie J.
Cili është modeli që përfytyroni në skenë dhe që e ndiqni në muzikë?
Nuk mund të jap një emër konkret, pasi përpiqem shumë të tregoj origjinalitetin tim.
Muzika do të jetë e ardhmja jote? Çfarë rruge planifikon të ndjekësh, atë të famës së shpejtë përmes klipeve apo të konkurrencës në festivale?
Muzika është një nga pasionet e mia dhe momentalisht synimi im është të vazhdoj rrugën drejt saj, duke realizuar shumë plane të miat, si me pjesëmarrje në festivale, ashtu dhe me klipe.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.