Këngëtari Seven Saraqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Molotov”.

Në një intervistë për Telegrafin, dhënë pak ditë më parë, këngëtari rrëfeu ekskluzivisht detajet e këtij projekti.

“Në këtë projekt kam punuar thuajse dy muaj. Së pari pjesën e audios e kam punuar në Zvicër në bashkëpunim me Dj Boom Beat (pra beat-in, melodinë dhe tekstin), pjesa e masteringut është punuar në mënyrë shumë precize, ashtu që të jetë kualiteti në nivel të lartë. Tekstin e kem punuar më shumë në stilin e HipHop-Dancehall, dua të them më shumë për adhuruesit e hip hop-it”, ka thënë Seven Saraqi për Telegrafin.

Ndërkohë, klipi, i cili është gjithashtu mjaft i veçantë është xhiruar në vendlindjen e tij, dhe Bajram Hajdini me Valon Azirin.

“Xhirimet e klipit janë kryer në qytetin dhe vendlindjen time, në Mitrovicë, me një ekip të madh, dhe besoj do të jetë shumë i veçantë”, kishte thënë ai më tej.

“Molotv”, duket të jetë një këngë e zjarrtë, e cila do të bëjë për vete publikun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here