Këngëtarja Ryva Kajtazi do t’i rikthehet skenës me një projekt të ri muzikor.

Ajo do të vijë në një bashkëpunim me artistin Petro-G, ndërsa së fundmi kanë përfunduar xhirimet e klipit të ri.

Në një prononcim për Telegrafin, Ryva ka shpalosur detajet e këngës së re, duke treguar se si ka shkuar bashkëpunimi.

“Në projektin e ri unë jam mysafire. Kam marrë ftesë nga një reper i ri Petro-G, për të qenë pjesë e projektit të tij të ri, ku unë këndoj refrenin e këngës”, tha Ryva Kajtazi për Telegrafin.

Tutje, këngëtarja tregoi edhe se si kanë shkuar xhirimet e klipit, të cilat përfunduan sot në qytetin e Gjilanit.

“Kënga është realizuar nga BB Studio, tekstin e ka shkruar vet Petro, ndërsa për klipin, xhirimet e të cilit përfunduan sot në qytetin e Gjilanit, janë kryer nga produksioni BUG”. Do të jetë një këngë verore, shpresojmë të pëlqehet nga publiku”, përfundoi Ryva për Telegrafin.

Klipi pritet të dalë shumë shpejt, ndërsa në vazhdim, ju prezantojmë me disa imazhe ekskluzive nga skenat e klipit, në të cilin Ryva do të shfaqet mjaft joshëse dhe atraktive. /Telegrafi/

Imazhe ekskluzive nga klipi i ri i Ryva Kajtazit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here