Ryva flet për herë të parë pas lindjes së vajzes. Ja si po ndihet ajo...Këngëtarja Ryva Kajtazi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo e ka sjell në jetën të bijën e saj Dorelen, që tashmë është dashuria më e madhe e këngëtares. Ryva Kajtazi flet për herë të parë për revisten “Kosovarja” rreth ndjesisë së të bërit nënë. “Është gjëja më e bukur në botë.

Një fëmijë është bekimi dhe dhurata më e madhe që mund ti bëhet një femre. Frazat mund të tingëllojnë si klishe, por realiteti nuk është aspak i tillë, pasi ka të bëjë me një eksperiencë të pa krahasueshme”.

Ryva thotë për “Kosovaren” se Dorela është mirë dhe se e ka plotësuar shumë. Këngëtarja ka shtuar se jetës muzikore do ti kthehet menjëherë në start të sezonit veror./Kosovarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here