Rrëfimi i Tina Turner: Mendova për ndërprerjen e jetës për shkak të sëmundjes Këngëtarja e mirënjohur, Tina turner, ka rrëfyer se e kishte menduar eutanazionin (ndërprerjen e jetës), para se burri i saj kishte ndërhyrë për t’ia shpëtuar jetën.

Në librin e saj të ri, “Tregimi im i dashurisë”, 78-vjeçarja ka treguar se transplantimi i veshkës ia ka shpëtuar jetën.

Tina Turner dhe burri i saj, Erwin Bach (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)

Legjenda e muzikës ka bërë të ditur se dhuratën e jetës, gjegjësisht veshkën, ia kishte dhuruar burri i saj, Erwin Bach.

 

Para se ta bënte transplantimin, këngëtarja shkonte në dializë, mirëpo ka thënë se nuk dëshironte të jetonte me ndihmën e makinerisë.

“Ajo nuk ishte ideja ime e jetës. Mirëpo, toksinet në organizmin tonë filluan të më mposhtnin”.

Tina Turner (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

“Nuk mund të haja, mbijetoja, por nuk jetoja. Fillova të mendoja për vdekjen. E kisha pranuar se veshkat e mia janë në gjendje të keqe”.

“Nuk kisha frikë nga vdekja, mirëpo ishte çështja se kur”, transmeton Daily Mail një pjesë të rrëfimit të Turner në librin e saj.

Asokohe, Tina, e cila jeton në Zvicër, kishte filluar të mendon për eutanazionin, madje kishte nënshkruar me një organizatë që merret me pacientët që duan ta ndërpresin jetën për shkak të vuajtjes dhe dhimbjes.

Megjithatë, burri i saj ishte shprehur i gatshëm t’ia jepte njërën veshkë. Njëherësh, në libër Turner shkruan se gjatë jetës ka vuajtur nga goditja në tru, si edhe nga kanceri në zorrën e trashë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here