roziradiNjë foto tepër provokuese me diçiturën “Rozana Radi” ka bërë xhiron e faqeve të ndryshme ‘online’. Por mesa duket vajza në foto nuk është Rozana Radi. “Unë nuk do të publikoja kurrë një foto të tillë. Njerëz të tjerë më kanë vjedhur foto personale dhe ua kanë shpërndarë mediave, ndërsa unë kam filluar të tregohem tepër e kujdesshme me publikimin e fotove. Vajza në foto ka një formë të shkëlqyer fizike për të cilën edhe unë do të krenohesha. Por, në këtë rast nuk jam unë”,- ka sqaruar Radi për ‘Bluetooth’. Ndërkohë, këngëtarja e cila ka deklaruar se do të largohet përkohësisht nga muzika, ka nisur projektin e saj më të ri në teatër. Mësohet gjithashtu se së shpejti, Radi do të vijë me surpriza të reja në televizion, por jo me profilin e këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here