rozi1-300x224Ajo ka qenë gjithnjë mes dy alternativash, mes dy zjarresh, mes dy dashurish, atë për teatrin dhe për muzikën. Tani, me sa duket, do ketë dhe një alternativë të tretë për të shqyrtuar, e cila me sa tregojnë miqtë e saj, po e tundon jo pak. Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi ka marrë një propozim të pazakontë dhe shumë të bukur, që ka të bëjë me fushën e teatrit. Bëhet fjalë për të luajtur në një komedi në Itali, Romë, për të cilën ka fituar një audicion dhe gjëja tjetër e bukur është se stafi i aktorëve do të jenë kryesisht ata që luajnë te filmi “3 metri sopra i cielo” (Tre metra mbi qiell), një film i njohur edhe nga shqiptarët.

Rozana është duke e shqyrtuar këtë ofertë dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ajo mbas pak muajsh do të vendoset në Romë, ku do të jetojë për pak kohë atje. Por punët që bën në Shqipëri ndërkohë, i kanë ecur mjaft mirë. Pas rolit të Mirandolinës në komedinë me të njëjtin titull, Rozana do të jetë në shtator e angazhuar me një tjetër projekt në teatër. Bëhet fjalë për  dramën “Nënat”, ku përsëri do të ketë një rol të rëndësishëm.

rozi1-474x354E pyetur për projektet në muzikë, Rozana thotë se vijon bashkëpunimin me kompozitorin Adi Hila dhe se në shtator do të vijë me një këngë të madhe, për të cilën nuk di nëse do ta ruajë për ndonjë festival apo thjesht si një këngë e radhës. Gjithashtu në shtator do të dalin dhe dy videoklipe të saj.
Nga miqtë e saj ne mësuam se Rozana do të bëjë edhe një bashkëpunim me Noizy-n, dhe ky do të jetë bashkëpunimi i saj i tretë me këngëtarin e sukseshëm të repit, që daljen e tij të parë e ka pasur me Rozanën. Për sa i përket jetës private, Rozana rrëfen se ende nuk ka asgjë për të ndarë me publikun, pasi kërkon që gjithçka të bëhet siç duhet, si një adhuruese  e familjes dhe e gjithë paqes shpirtërore që ajo sjell.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here