VIP Shqiptar

Rovena Stefa, duet me Sala Jasharin

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa, së fundmi ka publikuar albumin e saj ”live” si dhe videoklipin e këngës ”Djepi”, me anë të të cilit përcolli porosinë për shtimin e lindshmërisë tek populli shqiptar.

Aktualisht, Rovena duket se po punon në realizimin e një dueti shumë të veçantë.
Sipas mediave kosovare, ajo së shpejti do të sjellë një këngë të realizuar në bashkëpunim me adoleshenten Sala Jashari, anëtare e familjes së dëshmorëve Jasharaj .

Ditë më parë, këngëtarja Stefa, ishte e pranishme në promovimin e albumit të parë të Salës në Skenderaj.

Sala ka lindur në vitin 1999, ndërsa ishte 5 vjeçare kur e realizoj këngën e parë të titulluar “Unë mbaj emrin tënd” , që flet për gjyshen e vrarë, emrin e së cilës Sala e mban.Është nxënëse e shkollë së muzikës, ku merr mësime për piano.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.