Aktorja e njohur Rouzi Hantington ka shprehur frikën para shfaqjes së filmit “Transformers: Dark of the Moon”. “A jam e frikësuar? Po”, tha ajo.

“Unë vetëm dua që njerëzit të më shohin si një person të mirë. Më është dashur të mendoj para se ta pranoj rolin, sepse e kam ditur që do të më ndryshoj jetën. Ka qenë një vendim i rëndësishëm. Unë jam person i mbyllur dhe kurrë nuk kam kërkuar famën dhe nuk kam dashur që jeta ime të dalë jashtë kontrollit.

Pastaj kuptova që kjo është një gjë që njeriu ia lejon vetes që të ndodhë”, përfundoi ajo. Rouzi ka pranuar se pranimi i rolit ka qenë veçanërisht i frikshëm, pasi ajo kishte kuptuar se askush tjetër nuk e kishte kaluar audicionin e parë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here