Pattinson është një puthës shumë i mirë, gjithnjë sipas koleges së tij Christina Ricci, e cila ka pranuar se ajo është tërhequr nga aktori në setin e filmit “Bel Ami”.
Aktorja thotë të ketë mësuar shumë nga Pattinson, sa i përket mënyrës së të puthurit, pasi në jetën reale ka praktikuar të njëjtat metoda.
“Ai është djalosh i lezetshëm dhe super qesharak. Dhe një puthës vërtet i mirë. Ai është aq romantik dhe i mençur, ne thjesht kemi qeshur tërë kohën sa kemi punuar”, theksoi Pattinson.
