Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora mbrëmë ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës, “British Fashion Awards”.

Në këtë event Rita u takua me shumë yje të njohura botërore, një prej tyre ishte edhe me kampionin e arteve të përziera marciale, Conor McGregor, transmeton Gazeta Express.

Pak më parë edhe Rita në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi së bashku me McGregor, e ajo që ‘çmendi’ fansat e saj ishte padyshim mbishkrimi që kishte lënë në fotografi.

Ajo darkën e mbrëmshme e kishte quajtur si ‘takim romantik’, duke lënë edhe një emoji zemër.

“Takim romantik♥”, kishte shkruar Rita.

E ndonëse boksieri i njohur është i martua madje edhe baba, kjo gjë ka bërë që Rita të merr kritika të shumta nga fansat e saj.

“Rita unë të vlerësoj aq shumë, por kjo është pa respekt. Në qoftë se një grua do të publikonte një fotografi si kjo me bashkëshortin tim do t’ia shkulja flokët…”,

“Ju duken si një çift i bukur është një foto e bukur dhe veshja juaj është e bukur”,

“A nuk është ai i martuar ???”, “ Takim romantik me bashkëshortin e dikujt tjetër??”, ishin disa nga komentet që i kishin lënë fansat.

Ndryshe, Gregor përmes imazheve të publikuara në llogarinë e tij në Instagram shihet një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar.

Sigurisht ajo çfarë ka shkruar Rita duhet të jetë një shaka./Gazeta Express/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here