Rita Ora po vazhdon fuqishëm të mbështet Kosovën, vendlindjen e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtë herë ka ndarë me fansat e saj një postim në “InstaStory”, ku ka kërkuar që të mbështes viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Ajo shkruan në postim “Kam takuar aktiviste të mrekullueshme nga QKRMT, që kanë mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. U preka shumë kur dëgjova historitë e tyre. Jam shumë krenare që po mbështes fushatën “Bëhu Zëri Im”, duke luftuar diskriminimin me të cilën ato përballen dhe besoj që edhe ti mundesh që të ndihmosh”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here