VIP Shqiptar

Rita Ora, nga një shitëse në dyqan atletesh, në një yll botëror

Këngëtarja Rita Ora, e cila, si pas shumë medieve ndërkombëtare, gjatë këtij viti do të jetë ylli i 2012-s, ka publikuar në kanalin virtual “YouTube”, videon në të cilën tregon se si për më pak se një vit, është ngritur në majat e top-listave britanike dhe amerikane.

Përmes kësaj videoje gati tre minuta, Rita tregon sesi kur ka qenë 18 vjeç ka nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike më të njohur në botë që e menaxhon Jay Z, “Rock Nation”.

“Kam nënshkruar një kontratë me ‘Rock Nation’ kur isha 18 vjeç. Isha duke punuar në një dyqan atletesh dhe tani jam nën shoqërinë e njerëzve, talenti i të cilëve më çmend”, – ka thënë Rita.

E që në fillim të kësaj videoje, 23-vjeçja tregon për diçka që atë e bën krenare. Rita thotë në videon “Të bëhesh Rita Ora”, se ka lindur në Kosovë, por që është tipike vajzë londineze.

“Kam lindur në Kosovë, por jam një vajze tipike londineze dhe prezantoj Britaninë, por gjithmonë do ta kem në zemër Kosovën”, – ka thënë Rita. Sipas saj, në moshën 8-vjeçare ajo ka incizuar këngën e parë. “Muzika është një shpërfaqje e personalitetit tim, ajo çfarë jam unë. Dua që njerëzit të kënaqen me muzikën time dhe nëse e bëj dikë të qesh me muzikën time, atëherë gjithçka është në rregull”, – ka thënë Rita.

“Për mua, muzika duhet të jetë një gjë e mirë, ta dëgjosh me shoqërinë, të të prek emocionet dhe të vallëzosh me të. Është kjo ajo çfarë kam dashur të bëjë”, – ka shtuar ajo. Sipas Ritës, njerëzit nuk e përshkruajnë atë si një artiste e zakonshme. “Unë kam personalitetin tim. Kam qenë duke përgatitur këngën e parë para dy vitesh dhe tani besoj se kur njerëzit e dëgjojnë, e pëlqejnë”, – ka thënë Rita. Dhe duket se tashmë Rita ështe kudo.

Është publikuar gjithashtu edhe videoja zyrtare e këngës “RIP”, një bashkëpunim ndërmjet këngëtares kosovare dhe këngëtarit të njohur botëror, Tinie Tempah. Kënga “RIP” do të jetë pjesë e albumit, për të cilin Ora ka kohë të gjatë që ka punuar. Ishte spekuluar një kohë, se kjo këngë ishte bërë për Rihannan, por bosi i “Rock Nation”, Jay-Z, vendosi t’ia japë Ritës ta këndojë.

Komentoni këtë artikull

STAY UPDATED

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.