VIP Shqiptar

Rita Ora në festivalin e Kanës

Rita Ora është paraqitur me një fustan të gjatë të bardhë në festivalin e filmit në Kanë. Këngëtarja me origjinë shqiptare, aktualisht numri 1 në renditjet britanike me këngën R.I.P, ka mbërritur në Francë të hënën, transmeton TCH.

Rita Ora ishte e pranishme në një festë luksoze të mbajtur në një vilë private në kodrat e qytetit francez.

Bukuroshja fundjavën e kaluar ishte në një festë në Lodrën Perëndimore ku merrnin pjesë këngëtarë të tjerë të famshëm si Rihanna, Jay-Z dhe Kanye West.

Ndërsa të hënën, Rita Ora këndoi disa këngë e ftuar në një televizion francez.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.